Shqiptari nga Kosova dënohet me burg të përjetshëm, vrau dy fëmijët e tij

Kosovari 46 vjeçar Shaip B. ka çuar dy fëmijët e vet të vegjël (vajzën 4 dhe djalon 5 vjeçar) me vetëdije drejt vdekjes. Ky akt trag...


Kosovari 46 vjeçar Shaip B. ka çuar dy fëmijët e vet të vegjël (vajzën 4 dhe djalon 5 vjeçar) me vetëdije drejt vdekjes.
Ky akt tragjik ka ndodhur në shtatorin e vitit të kaluar në afërsi të Dresdenit (ish Gjermania lindore), kur ai e kishte ngarë makinën me shpejtësi të madhe me qëllimin për të vrarë dy fëmijët dhe veten, duke goditur në formë ballore një trung peme, shkruajnë mediet gjermane. Të dy vogëlushët kishin vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa babai i tyre kishte shpëtuar me lëndime. Këtë akt kriminel ai e kishte bërë si pasojë e dëshpërimit që e kishte braktisur e shoqja!
Gjykata e Landit në Görlitz e ka dënuar me burg të përjetshëm për vrasje të dyfishtë. Përveç vetë dënimit që është më i rëndi i paraparë në gjyqësinë gjermane, gjykata ka siguruar se ai, për shkak të peshës së veçantë të veprës, nuk ka shanse të lirohet pas 15 vitesh të mbajtjes së dënimit, transmeton albinfo.ch. Ky lirim praktikohet në raste më të lehta të dënimit të përjetshëm dhe kur i dënuari tregon sjellje të mirë.
Gjyqtari ka thënë se e beson që 46 vjeçari ka dashur të vrasë edhe veten, por kjo nuk luan asnjë rol, pasi që ai ka vrarë dy fëmijët e vet.
«Është e vërtetë që i kam mbytur fëmijët e mi. Kam dashur të mbys veten dhe t`i marr me vete edhe fëmijët», janë fjalët e tij që i ka thënë avokati mbrojtës.
Por, ndërkohë që vet kishte qenë i lidhur me rripin e sigurisë, djalin e kishte ulur në karrugen anash (pa mbrojtje për fëmijë) ndërsa vajzën në ulësen e mbrapme, përcjell albinfo.ch. Të dy kishin qenë në gjumë dhe nuk kishin pasur shanse mbijetese pasi babai i tyre vrasës e kishte vozitur makinë 150 kilometra në orë në drejtim të drurit.

Related

Diaspora 1283736587160696437

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item