SHQIPTARËT E MAQEDONISË, ME POZITË TË DELEGJITIMUAR DHE OPOZITË TË PAARTIKULUAR

Maqedonia vazhdon të ecë rrugës që ia përcaktuan elitat e këtushme politike: asaj të ardhmërisë së pasigurt. Nëpër të njëjtën rrugë ec...


Maqedonia vazhdon të ecë rrugës që ia përcaktuan elitat e këtushme politike: asaj të ardhmërisë së pasigurt. Nëpër të njëjtën rrugë ecin edhe shqiptarët e këtushëm, të cilët njësoj si gjithë të tjerët që jetojnë në këtë vend, shpresojnë se zgjedhjet e ardhme të parakohshme parlamentare, do jenë përcaktuese sa për shtetin, po aq edhe për të ardhmen e tyre.
Pra në Maqedoninë e sotme, sa i përket të nesërmes, çdo gjë është e paqartë, përpos asaj se mjegullnajën e destabilitetit politikë në këta vend e ka prodhuar regjimi VMRO-BDI, tani më i cilësuar si i kriminalizuar dhe i kobshëm për vendin.
Dhe në këtë realitet të mbuluar nga mjegullën e paqartësive politike, bënë pjesë edhe mozaiku politikë i shoqërisë së këtushme shqiptare. Mozaik i cili shkurtimisht mund të përshkruhet si i përbërë nga dy blloqe: nga BDI-ja si pjesë e koalicionit qeverisës me PDSH-në që si “opozitare” por në shërbim të qeverisë, si dhe nga më shumë parti të vogla opozitare mes të cilave më të dukshme janë ajo me emblemën e Lëvizjes Besa, Rilindja Demokratike Shqiptare dhe Lëvizja për Reforma – Partia Demokratike Shqiptare e cila u shkëput nga PDSH-ja e Menduh Thaçit.
Pra përpos dy partive shqiptare të cilat thuajse njësoj i shërbenin dhe i shkërbejnë qeverisë së Gruevskit, shqiptarët e Maqedonisë kanë edhe shumë parti opozitare, të cilat tani për tani, janë pjesë e Këshillit Opozitar, ose përkrahë Aleancës për Shqiptarët. Dhe shikuar nga këndvështrimi i këtyre dy blloqeve opozitare, mund të thuhet se më i artikuluar është zëri i Këshillit Opozitar, ku përpos shumë individëve dhe organizatave joqeveritare, bëjnë pjesë edhe Lëvizja Besa dhe Partia për Prosperitet Demokratik.
Kur bëhet fjalë për partitë opozitare të shqiptarëve të Maqedonisë, ato tani për tani e jetojnë periudhën e etablimit të tyre si dhe trysnin nga publiku që të bashkohen dhe t’i largojnë nga skena politike BDI-në dhe PDSH-në. Dhe përderisa debati për bashkëpunim mes partive opozitare vazhdon, ndodhën tronditjen e mëdha në RDK-në opozitare të themeluar nga Rufi Osmani, ku organet e kësaj partie, e larguan nga posti kryetarin e deritanishëm Vesel Memedin dhe në vend të tij zgjodhën Fadil Zendeli, me çka tani për tani bëhet edhe më i paqartë bashkëpunim mes këtyre tri partive opozitare.
Për dallim nga të tjerët, Këshilli Opozitarë ka publikuar Platformën mbi të cilën do e mbështetë bashkëpunimin e forcave opozitare si dhe programin e vet parazgjedhor politik, ku ndër të tjerat thuhet se ky Këshill do shkojë përtej interesave personale dhe grupore, për ta shpëtuar interesin kombëtar.
I pyetur nga mediat për bashkëpunimin mes partive opozitare,  Kim Mehmeti thotë se ai dhe Këshilli ku bënë pjesë, nuk do lidhin aleanca për bashkëpunim ndërpartiak as nëpër kafene, as nëpër tribuna dhe as nëpër studio televizive.
“Pastaj, ne nuk do lidhim aleanca rreth listave të kandidatëve për deputet, por rreth ‘listës’ së idealeve të popullit tonë, andaj edhe nuk duam bashkim rreth karrierave personale, por rreth realizimit të kërkesave dhe idealeve të shqiptarëve të Maqedonisë, si dhe idealeve mbarëshqiptare”, thotë Kim Mehmeti.
Sipas Kim Mehmetit, Këshillin Opozitar fare nuk e interesojnë fatet personale, të cilitdo lideri politik, apo grupi politikanësh. Ne si Këshill, thotë Kim Mehmeti, duam ta afirmojmë idenë se s’duhet të bashkohemi vetëm shkaku i së keqes që është duke na ndodhur, por mbi të gjitha, të prirë nga bindja se mund ta realizojmë të mirën kolektive, që e dëshiron populli ynë.
“Nuk duam të ndërtojmë të ardhme politike mbi të keqen e popullit tonë dhe as duke u krahasuar me dy partitë në kalbje – me kufomat partiake të BDI-së dhe PDSH-së, që janë fatkeqësia më madhe e popullit tonë, por mbi platformën e qartë politike, rreth së cilës do grumbullohen të gjithë ata që nuk kanë nevojë për emblemat partiake, për ta theksuar emblemën e vlerave të tyre personale”, thotë Kim Mehmeti,
Sido që të jetë dhe çkado që të thonë, qoftë përfaqësuesit e partive që bashkëpunojnë me qeverinë maqedonase, qoftë ato që ende luftojnë për ta pushtuar terrenin e vet politik, mbetet e vërteta se shqiptarët e Maqedonisë kanë mbetur në periferi të ngjarjeve politike në vend dhe nuk prodhojnë politikë të veten, por vetëm vrapojnë pas atyre që e imponojnë qyrqet politike maqedonase. / dritare.net- N.E.

Related

Top Lajm 7033747213051211627

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item