Shqipëria, humbje dhe lojë të shëmtuar në Austri (VIDEO)

Shqipëria ka marrë humbjen më të shëmtuar ndonjëherë që ka luajtur në ndeshjet e fundit. Një humbje jo vetëm në rezultat, por edhe n...


Shqipëria ka marrë humbjen më të shëmtuar ndonjëherë që ka luajtur në ndeshjet e fundit.
Një humbje jo vetëm në rezultat, por edhe në lojë ku ka çaluar dukshëm loja e mbrojtjes në pjesë e parë sidomos në rastet e golave.
Cana dhe Mavraj bëjnë gabime trashanike në mbrojte ndërsa Kaçe merr karton të kuq, Lenjani shënon golin e vetëm në pjesën e dytë, si ngushëllim në këtë ndeshje.
Austria ka marr një fitore të merituar përball Shqipërisë me rezultatin 2-1.
Austriakët kanë zhvilluar një lojë të mirë pjesën e parë, ku kanë kapur dy herë në befasi kombëtaren tonë, duke shënuar dy gola me anë të Janko në min. e ‘6 dhe Harnik në min. ‘13.
Pjesa e dytë
Me futjen në lojë të Cikalleshit dhe Roshit loja e kombëtares ka ndryshuar fytyrën në pjesën e dytë duke u bërë më e mirë ku janë shtuar sulmet dhe përqëndrimi në lojë i lojtarëve tanë.
Aksionet nga krahët e Roshit dhe Lenjanit ka bërë që kontrolli i topit të rritet nga ana e lojtarëve tanë. Ata u ngritën dhe moralisht pas shokut që pësuan në minutat e pjesës së parë. Goli i Lenjanit ka zemër skuadrës që në disa sekuenca zhvillojnë momente të mira loje ku shfaqen rrezikshëm në disa aksione me Roshin nga krahu u djathtë.
Pjesa e parë
Kjo është pjesa e parë më e keqe që kemi zhvillaur deri tani në 10 ndeshjet e fundit. Presion, gafa dhe amatorizëm i dukshëm tek lojtarët tanë në mbrojtje që nuk dinë të ruajnë as vendet e tyre në fushë. Kjo është panorama e 45 minutave të para të kombëtares sonë në nde4shjen ndaj Austrisë.
Në minutat e para kombetarja jonë vuan të dal në lojën e saj dhe ndien presionin e austriakëve  ku nuk arrijnë që të kontrllojnë topin dhe vuajnë pasigurinë në fushë ku duket qartë që kanë një ngërç ku pësuan 2 gola për 7 minuta si asnjë herë më parë. Djemtë e De Biasin kanë dal vetëm në disa raste sporadike por që nuk kanë qenë të rrezikshme. Goli i dytë kanë qënjë dhuratë e tanëve ku Mavraj bëri një gafë të rëndë.
Shiko golat:

Related

Sport 511131466135179881

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item