Shkencëtarët pretendojnë se kanë gjetur një metodë për ta nxitur sistemin imunitar të njeriut të eliminojë qelizat kanceroze. Kërkuesit në “University College” të Londrës kanë arritur të zhvillojnë një metodë për diktimin e gjurmëve unike brenda tumorit, “thembrën e tij të Akilit”,  siç e quajnë ekspertët, çfarë duhet t’i lejojë më pas trupit shënjestrimin e sëmundjes.
Ata thonë se me anë të gjetjes së tyre, sistemi imunitar mund të orientohet për të luftuar qelizat kancerogjene. Megjithatë, në bazë të raportimeve paraprake thuhet se ky trajtim mund të jetë shumë i shtrenjtë dhe se nuk është testuar ende tek pacientët dhe se zbatimi i saj në praktikë mund të jetë i komplikuar.
Shkencëtarët mendojnë se ideja e tyre mund të testohet brenda dy viteve dhe se kura mund të jetë efektive. Në bazë të këtij studimi, kërkuesit pretendojnë se duke analizuar ADN-në, mund të bëjnë një kurë të personalizuar për çdo pacient. Vaksinat e krijuara në terma të përgjithshëm më herët kanë dështuar sepse qelizat kanceroze nuk përbëhen nga qeliza identike.