Shkencëtarët dëgjojnë zëra misteriozë që vijnë nga hapësira

Disa zëra të përsëritur nga hapësira ​​janë pikasur nga shkencëtarët dhe askush nuk është i sigurt se nga vijnë. Zërat misteriozë zg...


Disa zëra të përsëritur nga hapësira ​​janë pikasur nga shkencëtarët dhe askush nuk është i sigurt se nga vijnë.
Zërat misteriozë zgjasnin 10 milisekonda (0,01 sekonda) dhe vijnë nga jashtë galaktikës sonë. Shkencëtarët mendonin se kishin të bënin me zëra të njëjtë. Por një studim i ri tregon se të paktën disa nga burimet misterioze, dërgojnë mesazhe të përsëritura.
Zbulimi iu shtohet studimeve të tjera të çuditshme në lidhje me breshërinë akustike që shkaktohet nga diçka e pazakontë. I njëjti fenomen i hasur vitin që shkoi, u shpjegua me arsyetimin se zërat mund të jenë krijuar nga teknologjia aliene.
“Energjia e këtij burimi bëhet shumë problematike. Ne jemi duke zbuluar këto frekuenca që vijnë nga shumë larg, që do të thotë se ata janë në thelb shumë të ndritshëm. Vetëm disa burime astrofizike mund të prodhojnë breshëri si këto dhe ne mendojmë se janë yjet neutronike që ndodhen në galaktika të tjera”, thotë James Cordes, profesor i astronomisë në Universitetin Cornell.
Më parë, shkencëtarët kishin menduar se mesazhi vinte nga përplasja e yjeve neutronike, duke dërguar një valë të energjisë në të gjithë universin. Por zbulimet e reja tregojnë se burimi i energjisë nuk shkatërrohet, pasi ata dërgojnë më shumë se një shpërthim.

Related

Top Lajm 3682034135165546292

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item