Shkatërrohet banda nga Fushë-Kruja, drogë dhe automjete luksoze

Policia e Durrësit ka kryer një operacion masiv për shkatërrimin e një bande të kultivimit dhe shpërndarjes së drogës në Fushë­-Krujë....


Policia e Durrësit ka kryer një operacion masiv për shkatërrimin e një bande të kultivimit dhe shpërndarjes së drogës në Fushë­-Krujë.
Nga operacioni u arrestuan në flagrancë gjashtë persona, si edhe u sekuestruan 2 automjete dhe 12 aparate celularë. Të arrestuarit e operacionit të koduar “Greps” janë: Ylli I.Tema ,33 vjeç , banues në Larushkë, Fushë­-Krujë; Artur I.Tema 27 vjeç , banues në Larushkë, Fushë-­Krujë; Gëzim Tema 37 vjeç, banues në Greps, Fushë­-Krujë; Indrit Kapllani 31 vjeç, banues në Tapizë, Fushë-Krujë; Gani Rama 47 vjeç , banues në Mafsheq, Fushë­-Krujë; Edmond Matja 37 vjeç , banues në Fushë-­Krujë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Greps, në Nikël të Fushë-­Krujës, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit, Gëzim Tema, të pranishëm edhe shtetasit e tjerë të arrestuar, u kapën në flagrancë.
Policia thotë se shtetasit e mësipërm janë persona me precedentë penale të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Related

Kronika 1258649728660034472

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item