Shet foshnjen për të blerë një Iphone dhe një motorr

Çmenduritë në botë nuk kanë fund, ku shembulli i rradhës na vjen nga një 19-vjeçar nga Kina i cili ka shitur vajzën e tij 18 ditëshe, ...


Çmenduritë në botë nuk kanë fund, ku shembulli i rradhës na vjen nga një 19-vjeçar nga Kina i cili ka shitur vajzën e tij 18 ditëshe, për të blerë një telefon dhe një motoçikletë. I ashtuquajturi Duan, kishte gjetur një blerës online dhe kishin rënë dakord ta blinte vajzën për 2500 paund. Blerësi e donte fëmijën për motrën e tij e cila nuk mund të bëhej nënë.
Duan së bashku me partneren e tij 19-vjeçare, nuk arritën dot të martoheshin një vit më parë pasi sipas ligjeve të Kinës ishin nën moshë, dhe kjo bebe erdhi si një shtatzëni e padëshiruar. Pasi është arrestuar nga policia ai tha se nuk e dinte që kjo ishte e paligjshme pasi edhe vetë kishte qenë një fëmijë i adoptuar dhe kishte parë në qytetin e tij që jepeshin fëmijë tek prindër të tjerë për t’u rritur.
Pavarësisht këtyre justifikimeve ai u dënua me 3 vite burg, ndërkohë që është në gjykim edhe nëna e fëmijës. Mësohet se fëmija po qëndron me motrën e blerësit deri sa gjykata të marrë një vendim për foshnjën.

Related

Kronika 6214812866868804150

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item