Shëndeti: Cilat dhimbje janë më të fortat?

Gërvishtjet / Niveli i dhimbjes: 2 “Njësoj si të digjesh me ujë të nxehtë”: sepse aktivizohen vetëm sensorët e dhimbjes në shtresat ...


Gërvishtjet / Niveli i dhimbjes: 2
“Njësoj si të digjesh me ujë të nxehtë”: sepse aktivizohen vetëm sensorët e dhimbjes në shtresat më të spërme të lëkurës, kështu që sinjali i dhimbjes që i dërgohet trurit është shumë më i dobët. Kështu që, truri e di se plaga nuk është rrezik për jetën.
Hundë e thyer / Niveli i dhimbjes: 4
“Një trysni shumë e fortë – ndoshta një që bie shpejt”: një hundë e thyer është një prej lëndimeve më të zakonshëm në fytyrë. Ndryshe nga plagët e organeve apo thyerjet e kockave të tjera, dhimbja zakonisht bie shpejt.
Migrena / Niveli i dhimbjes: 8
“Si t’i biesh kafkës me një cekan”: migrenat shkaktohen prej inflamacionit të enëve të gjakut në membranën cerebrale. Teksa fryhen, ato irritojnë indet që i rrethojnë dhe aktivizojnë sensorët e dhimbjes.
Angjina / Niveli i dhimbjes: 9
“Si një gjilpërë e nxehtë që të futet në kraharor”: shtrëngimet në muskulin e zemrës, i njohur si angjina, janë një prej dhimbjeve më të mëdha që mund të përballojë njeriu. Ato zakonisht zgjasin nga disa sekonda, në disa minuta.
Dhimbjet e veshkave / Niveli i dhimbjes: 10
“Më keq se një plagë me armë zjarri”: dhimbjet akute të veshkave ndodhin kur gurët e veshkave apo mpiksjet e gjakut bllokojnë kanalin urinar. Veshkat janë tejet të ndjeshme ndaj dhimbjes – një mekanizëm jetëshpëtues, pasi ndonjëherë ky problem mund të jetë fatal./bota.al

Related

Shëndet & estetikë 986374489108511351

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item