SHBA, vdes John Gutfreund ”mbreti” i Wall Streetit

Vdiq në moshën 86-vjeçare pas komplikacioneve në mushkëri John Gutfreund, një nga pionierët e bursës amerikane, që në vitin 1985 ”Busi...


Vdiq në moshën 86-vjeçare pas komplikacioneve në mushkëri John Gutfreund, një nga pionierët e bursës amerikane, që në vitin 1985 ”Business Week” e përcaktoi si ”mbretin” e Wall Streetit për shkak të rolit dominues gjatë atyre viteve në kompaninë ”Salomon Brothers”, që revolucionarizoi shitjen e obligacioneve duke u shndërruar në një nga kompanitë më me ndikim në botë.
Gutfreund ishte shembulli klasik i njeriut që i kishte arritur vetë të gjitha sukseset.
Gjatë viteve ’50 të shekullit të kaluar, ai hyri si stazhier në kompaninë ”Salomon Brothers”, në departamentin e statistikave me një pagë prej 45 dollarësh në javë. Arriti ta drejtojë këtë kompani në vitin 1978, ndërkohë që në vitin 1988 u bë personi më i paguar në Wall Street me 3,1 milionë dollarë.
Në 38 vitet e tij në ”Salomon Brothers”, personazhi i diskutueshëm Gutfreud, gjithmonë me një cigare në gojë, arriti të fitojë 40 milionë dollarë.
Megjithatë, dalja nga skena e botës financiare ishte shumë e shpejtë, pas një skandali gjatë viteve ’80, kur kompania e tij arriti të kontrollojë rreth 94 për qind të bonove me maturim dyvjeçar të Thesarit amerikan nëpërmjet operacioneve të paligjshme.
Me vdekjen e tij, mbyllet zyrtarisht një epokë.
Marrë nga: ATA

Related

Botë 298377715347092733

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item