Sekreti i errët i qytetit turistik

Qyteti Triora në Itali është i bukur si pikturë. Turistët vijnë nga të gjitha anët e botës, për ta shikuar arkitekturën dhe peizazhet ...


Qyteti Triora në Itali është i bukur si pikturë. Turistët vijnë nga të gjitha anët e botës, për ta shikuar arkitekturën dhe peizazhet mesjetare. Por, në varrezat e këtij qyteti përrallor fshihet një histori e dhunës dhe paranojës, gjë që gjykimin e shtrigave në Salem e bën që të duket sikur lojë fëmijësh, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
 
Në vitin 1587, moti i keq kishte çuar deri te shkatërrimi i rendimenteve në bujqësi. Në vend se t’i fajësonin kushtet klimatike, qytetarët e drejtuan zemërimin e tyre kah shtrigat. Pushtetarët lokalë kishin thirrur inkuizitorin e Gjenovës, bashkë me priftin Girolamo del Pocco, me qëllim që ta zgjidhnin këtë problem. Pak ditë pas ardhjes së tyre, shumë gra ishin torturuar dhe kishin pranuar se ishin shtriga.
Me vazhdimin e hetimeve, edhe dhjetë femra të tjera iu bashkuan kësaj liste. Të paktën katër nga këto gra ishin djegur në turrë të druve. Përkundër kësaj historie të errët, banorët e Triorit janë tepër krenarë për të kaluarën e tyre.

Related

Reportazhe 7376997695104619431

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item