Rrëfehet vëllai i të arrestuarit Gafurr Dugolli (Video)

Të premten (më 12 mars), autoritetet maqedonase kanë arrestuar Gafurr Dugollin, zyrtar i FSK-së dhe ish pjesëtar i UÇK-së. Ai u ndalu...


Të premten (më 12 mars), autoritetet maqedonase kanë arrestuar Gafurr Dugollin, zyrtar i FSK-së dhe ish pjesëtar i UÇK-së. Ai u ndalua në kufirin Kosovë-Maqedoni pasi ndaj tij Serbia kishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar kinse për krime lufte.
Në lidhje me këtë rast, në emisionin “Kontakt” të Tribuna Channel ka folur vëllai i Gafurrit, Iliri.
Ai ka thënë se Gafurri nuk e ka ditur që ndaj tij Serbia ka lëshuar një urdhërarrest të tillë sepse ai disa herë kishte udhëtuar për Maqedoni dhe vende të tjera të BE-së, por që asnjëherë nuk ishte ndaluar nga askush, aq më pak për krime lufte.
Vëllai i Gafurrit nuk ka mundur të shkojë për vizitë në Shkup, sepse edhe ai frikësohet se mund të bie në pranga të policisë, sepse edhe sikurse Gafurri edhe ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
Ai i ka bërë thirrje institucioneve kosovare që të merren më shumë me listat e Interpolit sepse mund të ketë edhe raste të tjera të arrestimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Ilir Dugolli ka thënë se do të vazhdojnë të protestojnë deri në lirimin e vëllait të tij nga paraburgimi.
Ndiqeni rrëfimin e plotë të Ilirit, për vëllain e tij Gafurrin, të arrestuar nga policia maqedonase:

Related

Top Lajm 6067596949995919254

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item