Rrëfehet Fatmira Hajdari: 15 vjet pa Azemin, si 15 ditë. Ja sakrificat që më është dashur të bëj

Fatmira Hajdari, nënë e tre fëmijëve, Kiri, Rudina dhe Azemi, tregon për revistën Story jetën pa Azem Hajdarin, shkollimin e fëmijëve,...


Fatmira Hajdari, nënë e tre fëmijëve, Kiri, Rudina dhe Azemi, tregon për revistën Story jetën pa Azem Hajdarin, shkollimin e fëmijëve, ngjashmëritë me të atin:
“15 vjet pa Azemin, kur i mendon mua nuk më duken 15 vjet, më duken 15 ditë apo 15 muaj… Nuk më duket se Azemi ka ikur që prej 15 vjetësh… por kur shoh Azemin e vogël që është 15 vjeç tani e kuptoj që janë 15 vite që ka ikur Azemi i madh. Të flasim realisht, nuk është e thjeshtë për një nënë që të marrë mbi supet e saj drejtimin e një familjeje, drejtimin e fëmijëve, të cilët unë i kisha në një moshë shumë të vogël.
Kiri ishte në moshë tetë vjeçarë, sa është Azemi tani, Rudina ishte në fillore, 10 vjeçe dhe kisha edhe Azemin në bark… Llogaritni në ç’gjendje isha unë…
Kur e mendoj nuk kam qenë në një moshë shumë të pjekur, pavarësisht se isha martuar herët, por fëmijët më bënë që unë të bëhesha e fortë, sepse më jepnin shumë forcë dhe doja që fëmijët të mos ndiheshin pa mbrojte. Dhe kjo më ka bërë edhe më të fortë se ç’duhet.
Për çdo situatë që përballohemi në jetën tonë doja që të isha e fortë dhe kurrë të mos ju thosha “JO” fëmijëve, por për të mos ndjerë mungesën e babait u thosha “PO”.
Gjithmonë kam mbajtur në mendje që Azemi kishte merak të madh shkollimin e tyre. Dhe kjo ishte fiksuar në mendjen time që fëmijët duhet të shkollohen. Kur mbaroi Kiri klasën e 8-të Azemi i vogël ishte 6-7 muaj. Ai ishte lodra, gëzimi ynë. Iku Azemi i madh kishim Azemin e vogël, jo se e zëvendësonte atë, sepse ai ka vendin e tij, por Azemi i vogël beb nuk dinte gjë që babi i tij nuk jetonte më, ndërsa kishim një brengë në shpirt e ndonjëherë nuk ja shprehnim gjithë dashurinë Azemit të vogël.

Kështu, Kiri mbasi mbaroi klasën e tetë me ndihmën e ambasadorit francez në atë kohë, nisi studimet e mesme në Francë në një kolegj. Ishte shumë e vështirë, sepse Kiri ishte i prekur ende, por unë doja që të vazhdonte shkollën dhe të ishte larg tensioneve të Shqipërisë.
Nuk e harroj, një herë Kiri, i cili mërzitej jo pak në Francë dhe më çon mesazh “mam, ose sill Azemin e vogël këtu ta shoh, ose unë u ktheva”. Kisha merak se mos linte shkollën dhe me bebe në dimër u nisa tek ai. Ishte e vështirë, por nëna për fëmijën sakrifikon. Më pas Kiri mbaroi vetëm shkollën e mesme se nuk rrinte dot atje dhe erdhi këtu bëri studimet e larta.
Rudina pas klasës së 8-të shkoi në Amerikë, ku mbaroi shkollën e mesme e të lartë. Amaneti i Azemit ishte shkolla për fëmijët dhe ky ka qenë synimi im, që fëmijëve t’u jap shkollën. Kështu që kjo pjesë nuk është plotësuar ende se është edhe Azemi i vogël deri sa të mbarojnë të tre shkollën dhe të bëhen dikush për veten e tyre në jetë, atëherë do t’i them Azemit tek varri që ta plotësova amanetin që fëmijët e tu u shkolluan. Dhe tani ia tregoj të gjitha, Kiri ka mbaruar shkollën, ka filluar punë në Bashki, është bërë djalë i mirë, dhe në fakt ai është shumë i dashur dhe bën shumë pas meje, pas Rudinës e Azemit. Pastaj i them për Rudinën, Rudina ka shkëlqyer fare. Ka mbaruar shkollën e lartë për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ka bërë master me fondin e ekselencës në Angli në një nga 3 shkollat më të mira për Sigurinë Kombëtare”, thotë ajo.

Related

Top Lajm 9027780180734121717

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item