Roma dorëzohet në ‘Bernabeu’, Reali në çerekfinale (VIDEO)

Reali i Madridit ka fituar 2-0 ndaj Romës në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampionëve. Dy gola të shënuara nga Ronaldo dhe...

Reali i Madridit ka fituar 2-0 ndaj Romës në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampionëve.




Dy gola të shënuara nga Ronaldo dhe Rodrigues në pjesën e dytë, çuan Realin në çerekfinale. Skuadra e Zidane kishte fituar 0-2 edhe në takimin e parë të luajtur në “Olimpiko”, duke e çuar rezultatin final 4-0.
Pjesa e dytë
Ndryshe nga pjesa e parë, 45′ minutat e dyta dhuruan spektakël në “Bernabeu”. Roma u shfaq më tepër para portës vendase në minutat e para të pjesës së dytë, por Salah nuk arriti të shënoi duke prekur vetëm rrjetën e jashtme. Pas disa rasteve të shpërdoruara nga futbollistët e Romës, Reali rrezikoi me kundërsulme duke shënuar edhe dy gola.
Fillimisht ishte Kristiano Ronaldo që zhbllokoi rezultatin në minutën e 64′ dhe më pas, Rodriguez dyfishoi katër minuta më pas. Spaleti aktivizoi që nga minuta e 74′ edhe Françesko Totin. Në mementin e futjes së kapitenit në fushë, tifozët e Romës u çuan në këmbë duke e duartrokitur.
Pjesa e parë
Reali i Mardridit dhe Roma janë ndarë në barazim pa gola në pjesën e parë. Skuadrat zhvilluan një lojë të kujdesshme kryesisht në mesfushë. Roma u shfaq më e rrezikshme para portës së madrilenëve, por pa gjetur rrugën e rrjetës. Ndeshja luhet në kuadër të takimeve të kthimit për turin 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen tjetër mes Volfsburgut dhe Gentit, gjermanët fituan 1-0 duke prekur për herë të parë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Volfsburgu ka fituar edhe në takimin e parë ndaj Gent me rezultatin 3-2.
FORMACIONET ZYRTARE:
REAL MADRID (4-3-3): Navas; Danilo, Sergio Ramos, Pepe, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Bale, Ronaldo, James Rodriguez.
Trajner: Zidane
ROMA (4-2-3-1): Szczesny; Florenzi, Manolas, Zukanovic, Digne; Keita, Pjanic; Salah, Perotti, El Shaarawy; Dzeko.
Trajner: Spaleti


Cristiano Ronaldo ka kaluar në epërsi Real Madridin në duelin e kthimit ndaj Romës.Ylli portugez shënoi në minutën e 64-të, duke e siguruar kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Posted by Tetova News on Tuesday, March 8, 2016


Cristiano Ronaldo ka kaluar në epërsi Real Madridin në duelin e kthimit ndaj Romës.Ylli portugez shënoi në minutën e 64-të, duke e siguruar kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Posted by Tetova News on Tuesday, March 8, 2016

Related

Sport 5403791281259357190

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item