REPORTAZH NË KUFIRIN GREQI-MAQEDONI: NE SIRIANËT, QË ERDHËM NGA LUFTA NË FERR (FOTO) (VIDEO)

Kanë kaluar rrezikun më të madh të jetës së tyre duke u nisur nga Siria për të lënë pas luftën e për t’i shpëtuar vdekjes, me shp...



Kanë kaluar rrezikun më të madh të jetës së tyre duke u nisur nga Siria për të lënë pas luftën e për t’i shpëtuar vdekjes, me shpresën e një jete të qetë e të sigurtë. Por udhëtimi i tyre ndaloi në mes. Prej javësh mijëra sirianë dhe të tjerë refugjatë nga Lindja e Mesme kanë mbetur të bllokuar pranë kufirit greko maqedonas, në kushte tejet të vështira.
Dy kampe janë ngritur në të dy anët e kufirit, njëri në Idomeni të Greqisë dhe tjetri në Gjevgjeli të Maqedonisë. Rreth 10 mijë emigrantë ndodhen në Idomeni dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë pasur dhe kanë shansin të kalojnë kufirin drejt maqedonisë, pas vendimit të disa vendeve evropiane për të kufizuar në minimum hyrjet e refugjateve.
Mijëra njerëz që qëndrojnë në këtë perimetër, janë të moshave të ndryshme, kanë histori të ndryshme, por arsyeja pse ata ndodhen këtu është vetëm një, lufta e po ashtu destinacioni është I njëjti, Evropa perëndimore.
News24 ka udhëtuar në këtë pikë kufitare ku ka parë kampin e Idomenisë, i cili prej ditësh po tërheq vëmendjen e opinionit. Në këtë kamp autoritetet greke kanë ngritur qindra tenda ku refugjatët kalojnë netët dhe ditët në kushte jo të mira. Gjendja e jashtëzakonshme kuptohet sapo mbërrin në qytetin e Gjevgjelisë në Maqedoni, ku asgjë nuk është normale.
Dhjetra makina të ushtrisë dhe policisë speciale, ambulanca levizin me shpejtësi për të qëndruar në gatishmëri për cfardo lloj situate. Kontrollet janë të imtësishme pa kursyer askënd, edhe gazetarët e mbërritur nga e gjithë bota. Pas shumë peripecish grupi ynë i xhirimit arriti ti bashkohet turmës se mijëra refugjatëve në pjesën e maqedonase të kufirit, në kampin e ngritur në Gjevgjeli, përtej telave me gjemba është Idomenia greke.
Sirianët që ndodhen aty, nuk e fshehin ngulmimin për të shprehur dëshpërimin për të gjithë atë cfarë po përjetojnë. E megjithatë, drama e tyre nuk ka nevojë për shumë fjalë për tu kuptuar. Femijë që qajnë nga i ftohti dhe uria, nëna që shtrengojë në gji foshnjet, të moshuar, të rinj të moshave të ndryshme me barkun bosh dhe të leckosur. Gjithë kjo e shoqëruar me shikimin e përlotur, shpesh herë të ftohtë, për shkak të kësaj situate që duket e pashpresë. Në anën tjetër të kufirit, pak metra më larg, në Idomeni janë mijëra cadra të vogla, në të cilat flenë në kushte cnjerëzore dhjetra persona, të tjerë qëndrojnë në qiell të hapur, të kërcënuar nga sëmundjet dhe i ftohti, të mbështjellë me batanijet e shpërndara nga organizatat ndërkombëtare. Mes dy kufijve janë me mijëra forca ushtrie e policie nga disa vende, për të shmangur incidentet e për të mos lejuar kalimin e refugjatëve drejt Maqedonisë. Kufiri hapet vetëm disa minuta, për të qëndruar mbyllur për disa ditë me radhë. Kjo ka krijuar një gjendje të rënduar psikologjike tek emigrantët, të cilët shfryjnë mllefin ndaj forcave që rrinë në gatishmëri, por këta të fundit nuk reagojnë për të mos rritur tensionin. Përtej telave me gjemba që ndajnë kameran tonë nga emigrantët në tokën greke, ata rrëfejnë dramën e tyre dhe kushtet në të cilat qëndrojnë prej ditësh.
Për një gjë shprehen të sigurte. Ata thonë se nuk ka më kthim pas.
Cdo një orë situata tensionohet në kufirin greko-maqedonas, pasi vetëm 5 persona mund të kalojnë në këtë hark kohor, drejt Maqedonisë. Pavarësisht pranisë së policisë, përplasjet mes refugjatëve sirianë nuk mund të menaxhohen për radhën e kalimit.
Teksa rrëfejnë për gjithë rrugën e kalimit, sirianët pranojnë se kudo ku kanë shkuar, ka pasur persona që i kanë ofruar kalimin kundrejt parave.
Ndalemi në kampin e përkohshëm ngritur në Gjevgjeli, Aty janë strehuar refugjatet qe janë lejuar te kalojne kufirin. Cadrat e brenda tyre stola prej druri të cilat shërbejnë si shtretër për emigrantët sirianë. Në një kënd, qendron Muhamedi, nje i ri që ka humbur njërën dorë si pasojë e luftës në Siri. Me dhimbje tregon se familjarët e tij janë plagosur rëndë dhe njëri prej tyre ka humbur jetën. Sulmet cdo moment dhe bombardimet në Siri e kanë detyruat te largohet dhe të sakrifikojë jetën edhe duke qendruar pa ngrënë dhe pa gjume dhe të endet rrugëve të Europës.

“Kemi frikë nga bombardimet dhe lufta në Siri. Kemi vuajtur shumë e nuk duam të kthehemi më aty. Duam vetëm të shkojmë në Gjermani, kur të mbarojë lufta mund të kthehem në Siri”.
Situata rëndohet e tensionohet cdo minutë dhe orë që kalon në kufirin greko-maqedonas, i cili ka muaj që mban mbi vete këtë tragjedi njerëzore. Padurimi, lodhja, uria shtohet mes emigrantëve, të cilët kërkojnë vetëm kalimin tranzit drejt evropës qendrore, ndërsa për Shqipërinë, thuajse askush nuk flet. Herë pas here ata revoltohen e bllokojnë trenat e mallrave në tokën greke, me shpresën se do arrihet në një zgjidhje, por zgjidhja nuk vjen.
E gjithë bota flet për ata, dikush me dhimbje, keqardhje, dikush me frikë duke i parë si terroristë, të tjerë indiferentë, liderët botërorë përpiqen të gjejnë një zgjidhje për vendstrehimin e tyre, duke zgjatur edhe më shumë vuajtjen e këtyre personave, që vetëm një gjë nuk njohin kthimin pas.
Gjevgjel, kufiri maqedonas-grek. Ndalemi te kampi në tokën maqedonase që kanë kaluar tashmë kufirin
Në qytetin e Gjevgjelisë ka prani të shtuar të forcave të ushtrisë. “Duam të ikim në Gjermani. Tre motra më janë vrarë në Siri…nuk mund të qëndroja më aty. Këtu ndodhem prej 10 ditësh. Policët maqedonas janë sjellë shumë mirë me ne. Jam këtu bashkë me familjen time. Do shkojmë në Shqipëri tranzit, por destinacioni është Gjermania.
“Kemi ftohtë, s’kemi ushqim, askush s’na ndihmon… një tend është për 10 veta, ne flemë 100 veta brenda saj. Gjithë kohës ka njerëz që zihen sepse policia maqedonase nuk hap kufirin. Cdo ditë ndodh kështu. Kufiri hapet për 30 minuta dhe mbyllet për tre ditë. Unë qëndroj prej 10 ditësh, shoku im ka 15 ditë. Ne nuk duam të qëndrojmë këtu, duam të largohemi. Ja themi vazhdimisht policisë, por askush s’na kupton. Këtu nuk rrihet më. S’ka asnjë vend ku të lahemi. Jemi njerëz në fund të fundit. Nuk dua të kthehem më pas, as në Turqi, as në vendin tim. Në vendin tim të gjithë vdesin. Askush nuk mund të jetojë…vrasin të moshuar, fëmijë…të gjithë njerëzit vdesin. Sigurisht që kam frikë të qëndroj atje. Luftë, luftë, luftë…për asgjë tjetër s’mund të flitet në vendin tim. Në Gjermani nuk ka luftë. Aty është mundësia për një jetë më të mirë, me njerëz më të mirë.. nëse dikush sëmuret, aty gjenden ilace të paktën. Ka njerëz që s’kanë as cfarë të veshin. Ne s’kemi lidhje me terrorizmin.
“Vij nga Siria, nga Kobane..ndodhem këtu prej rreth 10 ditësh. Ndodhem bashkë me familjen e bashkëshortit tim. Erdhëm, deri këtu për shkak të luftës. Ne menduam se do gjendej një zgjidhje, por pas 5 vitesh situata është përkeqësuar. Ne qëndruam në Athinë ishim në kushte të mira. Këtu nuk ndihemi mirë, shtë shumë ftohtë, sepse ne qëndruam në një tendë të vogël. Duam të shkojmë në Gjermani, shpresojmë. Duam ë shkojmë nga maqedonia, në serbi, slloveni dhe destinacioni është gjermania. Ne kemi ardhur këtu për shkak të terroristëve, sepse na vranë gjithë njerëzit tanë dhe ne gjithashtu kemi frikë nga terroristët. Pasi të mbarojë lufta mund të kthehemi në Siri. Por tani dua të shkoj në Gjermani tek bashkëshorti im”, shprehet një grua.
“Në Siri është kudo luftë, s’kemi shtëpi, punë, s’kemi ku të shkojmë, nuk ka para… kudo që të shkojmë ne gratë, na ndalojmë dhe na pyesin se nga jemi. Nëse jam kurde, ky është në problem i madh dhe unë jam e destinuar të vdes. Ne duam thjesht më shumë siguri. Atje mbrapa kemi lënë gjithcka dhe asgjë. Shtëpia jonë është bombarduar. Të gjithë fqinjët tanë kanë vdekur, po ashtu disa kushërinj. Ne udhëtuam nga Siria në Turqi, që prej aty në ishullin Mitilini me anije, pastaj në Athinë, në Selanik dhe tani ne Idomeni. Ne po presim që të shkojmë në një vend tjetër, por po na marrin shumë kohë. Na kanë dhënë informacione për rrugën që duhet të ndjekim, por ne kemi nevojë së pari ti besojmë njëri- tjetrit, unë nuk mund ti besoj askujt. Nuk kam asnjë garanci që nuk do më tregojnë drejtimin e gabuar. Nuk do të kthehem, do të qëndroj këtu edhe nëse do më duhet të vdes, kjo është më mirë sesa kthimi pas. Thjesht shpresoj për një jetë të thjeshtë, por të qetë e të sigurtë. Ka pasur shumë njerëz që na kanë kërkuar para që të na ndihmojnë të kalonim kufirin. Që nga Turqia, Mitilini, edhe në këtu për në maqedoni. Na kanë kërkuar 500 euro. Nëse do kishim kaq para, s’do qendronim këtu. Kemi ftohtë, kemi nevojë për ushqim. Kërkuam rroba, na thanë që ska. Unë fle me 6 persona të tjerë në një tende shumë të vogël. Kemi fëmijë me vete. Halla ime është me kancer, por s’kemi cbëjmë. Më mirë të na vrasin sesa të mos na lejojnë të ecim përpara. Nuk e dimë cila do jetë e ardhmja e Sirisë.
Të mbuluar me batanije përballojnë të ftohtin e këtij dimri. Por ata duket se janë mësuar me këto vuajtje…mjafton vetëm të jenë larg luftës në vendin e tyre./balkanweb/


























REPORTAZH NË KUFIRIN GREQI-MAQEDONI: NE SIRIANËT, QË ERDHËM NGA LUFTA NË FERR (VIDEO: Pamje e 4 marsit 2016 nga kampi i refugjatëve Idomeni në Greqi, afër kufirit me Maqedoninë. Momentalisht janë strehuar 11 mijë emigrantë.)Kanë kaluar rrezikun më të madh të jetës së tyre duke u nisur nga Siria për të lënë pas luftën e për t’i shpëtuar vdekjes, me shpresën e një jete të qetë e të sigurtë. Por udhëtimi i tyre ndaloi në mes. Prej javësh mijëra sirianë dhe të tjerë refugjatë nga Lindja e Mesme kanë mbetur të bllokuar pranë kufirit greko maqedonas, në kushte tejet të vështira.Dy kampe janë ngritur në të dy anët e kufirit, njëri në Idomeni të Greqisë dhe tjetri në Gjevgjeli të Maqedonisë. Rreth 10 mijë emigrantë ndodhen në Idomeni dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë pasur dhe kanë shansin të kalojnë kufirin drejt maqedonisë, pas vendimit të disa vendeve evropiane për të kufizuar në minimum hyrjet e refugjateve.Mijëra njerëz që qëndrojnë në këtë perimetër, janë të moshave të ndryshme, kanë histori të ndryshme, por arsyeja pse ata ndodhen këtu është vetëm një, lufta e po ashtu destinacioni është I njëjti, Evropa perëndimore.News24 ka udhëtuar në këtë pikë kufitare ku ka parë kampin e Idomenisë, i cili prej ditësh po tërheq vëmendjen e opinionit. Në këtë kamp autoritetet greke kanë ngritur qindra tenda ku refugjatët kalojnë netët dhe ditët në kushte jo të mira. Gjendja e jashtëzakonshme kuptohet sapo mbërrin në qytetin e Gjevgjelisë në Maqedoni, ku asgjë nuk është normale.Dhjetra makina të ushtrisë dhe policisë speciale, ambulanca levizin me shpejtësi për të qëndruar në gatishmëri për cfardo lloj situate. Kontrollet janë të imtësishme pa kursyer askënd, edhe gazetarët e mbërritur nga e gjithë bota. Pas shumë peripecish grupi ynë i xhirimit arriti ti bashkohet turmës se mijëra refugjatëve në pjesën e maqedonase të kufirit, në kampin e ngritur në Gjevgjeli, përtej telave me gjemba është Idomenia greke.Sirianët që ndodhen aty, nuk e fshehin ngulmimin për të shprehur dëshpërimin për të gjithë atë cfarë po përjetojnë. E megjithatë, drama e tyre nuk ka nevojë për shumë fjalë për tu kuptuar. Femijë që qajnë nga i ftohti dhe uria, nëna që shtrengojë në gji foshnjet, të moshuar, të rinj të moshave të ndryshme me barkun bosh dhe të leckosur. Gjithë kjo e shoqëruar me shikimin e përlotur, shpesh herë të ftohtë, për shkak të kësaj situate që duket e pashpresë. Në anën tjetër të kufirit, pak metra më larg, në Idomeni janë mijëra cadra të vogla, në të cilat flenë në kushte cnjerëzore dhjetra persona, të tjerë qëndrojnë në qiell të hapur, të kërcënuar nga sëmundjet dhe i ftohti, të mbështjellë me batanijet e shpërndara nga organizatat ndërkombëtare. Mes dy kufijve janë me mijëra forca ushtrie e policie nga disa vende, për të shmangur incidentet e për të mos lejuar kalimin e refugjatëve drejt Maqedonisë. Kufiri hapet vetëm disa minuta, për të qëndruar mbyllur për disa ditë me radhë. Kjo ka krijuar një gjendje të rënduar psikologjike tek emigrantët, të cilët shfryjnë mllefin ndaj forcave që rrinë në gatishmëri, por këta të fundit nuk reagojnë për të mos rritur tensionin. Përtej telave me gjemba që ndajnë kameran tonë nga emigrantët në tokën greke, ata rrëfejnë dramën e tyre dhe kushtet në të cilat qëndrojnë prej ditësh.Për një gjë shprehen të sigurte. Ata thonë se nuk ka më kthim pas.Cdo një orë situata tensionohet në kufirin greko-maqedonas, pasi vetëm 5 persona mund të kalojnë në këtë hark kohor, drejt Maqedonisë. Pavarësisht pranisë së policisë, përplasjet mes refugjatëve sirianë nuk mund të menaxhohen për radhën e kalimit.Teksa rrëfejnë për gjithë rrugën e kalimit, sirianët pranojnë se kudo ku kanë shkuar, ka pasur persona që i kanë ofruar kalimin kundrejt parave.Ndalemi në kampin e përkohshëm ngritur në Gjevgjeli, Aty janë strehuar refugjatet qe janë lejuar te kalojne kufirin. Cadrat e brenda tyre stola prej druri të cilat shërbejnë si shtretër për emigrantët sirianë. Në një kënd, qendron Muhamedi, nje i ri që ka humbur njërën dorë si pasojë e luftës në Siri. Me dhimbje tregon se familjarët e tij janë plagosur rëndë dhe njëri prej tyre ka humbur jetën. Sulmet cdo moment dhe bombardimet në Siri e kanë detyruat te largohet dhe të sakrifikojë jetën edhe duke qendruar pa ngrënë dhe pa gjume dhe të endet rrugëve të Europës.“Kemi frikë nga bombardimet dhe lufta në Siri. Kemi vuajtur shumë e nuk duam të kthehemi më aty. Duam vetëm të shkojmë në Gjermani, kur të mbarojë lufta mund të kthehem në Siri”.Situata rëndohet e tensionohet cdo minutë dhe orë që kalon në kufirin greko-maqedonas, i cili ka muaj që mban mbi vete këtë tragjedi njerëzore. Padurimi, lodhja, uria shtohet mes emigrantëve, të cilët kërkojnë vetëm kalimin tranzit drejt evropës qendrore, ndërsa për Shqipërinë, thuajse askush nuk flet. Herë pas here ata revoltohen e bllokojnë trenat e mallrave në tokën greke, me shpresën se do arrihet në një zgjidhje, por zgjidhja nuk vjen.E gjithë bota flet për ata, dikush me dhimbje, keqardhje, dikush me frikë duke i parë si terroristë, të tjerë indiferentë, liderët botërorë përpiqen të gjejnë një zgjidhje për vendstrehimin e tyre, duke zgjatur edhe më shumë vuajtjen e këtyre personave, që vetëm një gjë nuk njohin kthimin pas.Gjevgjel, kufiri maqedonas-grek. Ndalemi te kampi në tokën maqedonase që kanë kaluar tashmë kufirinNë qytetin e Gjevgjelisë ka prani të shtuar të forcave të ushtrisë. “Duam të ikim në Gjermani. Tre motra më janë vrarë në Siri…nuk mund të qëndroja më aty. Këtu ndodhem prej 10 ditësh. Policët maqedonas janë sjellë shumë mirë me ne. Jam këtu bashkë me familjen time. Do shkojmë në Shqipëri tranzit, por destinacioni është Gjermania.“Kemi ftohtë, s’kemi ushqim, askush s’na ndihmon… një tend është për 10 veta, ne flemë 100 veta brenda saj. Gjithë kohës ka njerëz që zihen sepse policia maqedonase nuk hap kufirin. Cdo ditë ndodh kështu. Kufiri hapet për 30 minuta dhe mbyllet për tre ditë. Unë qëndroj prej 10 ditësh, shoku im ka 15 ditë. Ne nuk duam të qëndrojmë këtu, duam të largohemi. Ja themi vazhdimisht policisë, por askush s’na kupton. Këtu nuk rrihet më. S’ka asnjë vend ku të lahemi. Jemi njerëz në fund të fundit. Nuk dua të kthehem më pas, as në Turqi, as në vendin tim. Në vendin tim të gjithë vdesin. Askush nuk mund të jetojë…vrasin të moshuar, fëmijë…të gjithë njerëzit vdesin. Sigurisht që kam frikë të qëndroj atje. Luftë, luftë, luftë…për asgjë tjetër s’mund të flitet në vendin tim. Në Gjermani nuk ka luftë. Aty është mundësia për një jetë më të mirë, me njerëz më të mirë.. nëse dikush sëmuret, aty gjenden ilace të paktën. Ka njerëz që s’kanë as cfarë të veshin. Ne s’kemi lidhje me terrorizmin.“Vij nga Siria, nga Kobane..ndodhem këtu prej rreth 10 ditësh. Ndodhem bashkë me familjen e bashkëshortit tim. Erdhëm, deri këtu për shkak të luftës. Ne menduam se do gjendej një zgjidhje, por pas 5 vitesh situata është përkeqësuar. Ne qëndruam në Athinë ishim në kushte të mira. Këtu nuk ndihemi mirë, shtë shumë ftohtë, sepse ne qëndruam në një tendë të vogël. Duam të shkojmë në Gjermani, shpresojmë. Duam ë shkojmë nga maqedonia, në serbi, slloveni dhe destinacioni është gjermania. Ne kemi ardhur këtu për shkak të terroristëve, sepse na vranë gjithë njerëzit tanë dhe ne gjithashtu kemi frikë nga terroristët. Pasi të mbarojë lufta mund të kthehemi në Siri. Por tani dua të shkoj në Gjermani tek bashkëshorti im”, shprehet një grua.“Në Siri është kudo luftë, s’kemi shtëpi, punë, s’kemi ku të shkojmë, nuk ka para… kudo që të shkojmë ne gratë, na ndalojmë dhe na pyesin se nga jemi. Nëse jam kurde, ky është në problem i madh dhe unë jam e destinuar të vdes. Ne duam thjesht më shumë siguri. Atje mbrapa kemi lënë gjithcka dhe asgjë. Shtëpia jonë është bombarduar. Të gjithë fqinjët tanë kanë vdekur, po ashtu disa kushërinj. Ne udhëtuam nga Siria në Turqi, që prej aty në ishullin Mitilini me anije, pastaj në Athinë, në Selanik dhe tani ne Idomeni. Ne po presim që të shkojmë në një vend tjetër, por po na marrin shumë kohë. Na kanë dhënë informacione për rrugën që duhet të ndjekim, por ne kemi nevojë së pari ti besojmë njëri- tjetrit, unë nuk mund ti besoj askujt. Nuk kam asnjë garanci që nuk do më tregojnë drejtimin e gabuar. Nuk do të kthehem, do të qëndroj këtu edhe nëse do më duhet të vdes, kjo është më mirë sesa kthimi pas. Thjesht shpresoj për një jetë të thjeshtë, por të qetë e të sigurtë. Ka pasur shumë njerëz që na kanë kërkuar para që të na ndihmojnë të kalonim kufirin. Që nga Turqia, Mitilini, edhe në këtu për në maqedoni. Na kanë kërkuar 500 euro. Nëse do kishim kaq para, s’do qendronim këtu. Kemi ftohtë, kemi nevojë për ushqim. Kërkuam rroba, na thanë që ska. Unë fle me 6 persona të tjerë në një tende shumë të vogël. Kemi fëmijë me vete. Halla ime është me kancer, por s’kemi cbëjmë. Më mirë të na vrasin sesa të mos na lejojnë të ecim përpara. Nuk e dimë cila do jetë e ardhmja e Sirisë.Të mbuluar me batanije përballojnë të ftohtin e këtij dimri. Por ata duket se janë mësuar me këto vuajtje…mjafton vetëm të jenë larg luftës në vendin e tyre./balkanweb/
Posted by Tetova News on Saturday, March 5, 2016

Related

Video Plus 6638788228963711940

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item