RECETAT/ Ja si ta eliminoni celulitin me kura natyrale në kushtet e shtëpisë

Si dhe pse krijohet celuliti Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës që përmban tufa indi i lidhor. Ka dy lloje...


Si dhe pse krijohet celuliti
Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës që përmban tufa indi i lidhor. Ka dy lloje kryesore të celulitit. Celuliti i fortë ose solid zakonisht gjendet tek gratë aktive si: balerina, atletet etj. Ky lloj, celuliti është i vështirë të eliminohet, sepse nuk largohet kollaj nga trupi. Nga ana tjetër, në disa raste është i vështire dhe te diktohet, sepse ngjitet direkt me muskulin. Celuliti i shkrifet nuk është aq i përqendruar dhe është me i dukshëm se celuliti solid. Zakonisht gjende në zona të mëdha, është i lëvizshëm dhe mund të shkaktoje atoni muskulore. Edhe pse me i dukshëm celuliti i shkrifet mund të eliminohet me lehtësisht.
Kush preket nga celuliti
Zakonisht, janë gratë ato që preken me shumë nga celuliti. Ai fillon të shfaqët tek vajzat rreth moshës 14-vjeç dhe rritet si rezultat i hollimit dhe rishpërndarjes se shtresës së lëkurës me kalimin e moshës. Celuliti zakonisht formohet te gratë pas lindjes dhe tek ato që marrin i kontraceptive orale, sepse sistemi i eliminimit nuk mund të përballojë fluksinfluksin tepër të madh të estrogjeneve në trup. Ai mund të zhvillohet edhe pas traumave aksidentale që dëmtojnë sistemin e qarkullimit të gjakut ose tek ato që bëjnë jetë pasive. Shumë rrallë celuliti mund të formohet edhe te meshkujt kjo sepse rrjeti i tyre qelizave yndyrore është në thellësi të lëkurës.
SHKAKTARET E CELULITIT
1- Dietat janë të dëmshme dhe gjithmonë krijojnë shtresa dhjamore në trupin e femrave.
2- Stresi bën që muskujt dhe indi dhjamor të trashen.
3- Trashëgimia është gjithmonë faktor për formimin e celulitit.
4- Duhani edhe në rast se një shkon në palestër, gjithmonë është e rrezikuar nga celuliti në rast se pi duhan.
5- Uji. Marrja e pamjaftueshme e ujit formon celulitin.
6- Mungesa e ushtrimeve. Është e këshillueshme që pesë herë në jave të bëhen ushtrime nga 20 minuta.
Po vetë në shtëpi e eleminoj dot celulitin pa shpenzime?
Nëse nuk doni të shpenzoni shuma të “çmendura” për eleminimin e celulitit mund të bëni përpjekje për eleminimin e tij në kushtet e shtëpisë me trajtime dhe ushtrime, thotë Dr. Murad, dermatolog dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë. Celuliti zhvillohet në 4 faza dhe sa më herët të nisni trajtimin e tij, aq më i shpejtë dhe më i suksesshëm do jetë rezultati.
Për të eleminuar celulitin, Dr. Murad thotë se duhet të forconi dhe hidratoni qelizat e trupit dhe muskujt. Celuliti duhet luftuar njëherësh si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Ky është dhe një gabim që bëjnë shumica prej nesh, të cilët përdorin kremëra të shtrenjtë kundër celulitit dhe nga ana tjetër konsumojnë patate të skuqura dhe ushqime të gatshme me shumë kripë.
Për të qenë të bukura kërkohen disa sakrifica. Për këtë niseni me ndryshimin e stilit të jetesës.
-Hiqni dorë nga toksinat si pirja e alkoolit të tepërt dhe tymosja e cigareve. Toksinat në trup shtojnë celulitin, por jo vetëm. Prandaj evitojini sa më shumë të jetë e mundur toksina apo helmet.
-Përmirësoni mënyrën e të ushqyerit. Kjo do të thotë të konsumoni më shumë perime me gjethe jeshile dhe fruta. Ushqimet organike janë më idealet pasi përmbajnë më pak toksina si pesticidet.
Hiqni totalisht dorë nga ushqimet e shpejta, të përpunuara, pijet me ngjyra dhe gaz, po ashtu edhe nga yndyrnat si gjalpi etj. Kufizoni përdorin e sheqerit dhe kripës.
-Pini shumë ujë për të hidratuar trupin si dhe për të nxjerrë jashtë toksinat. Rekomandohen 8-10 gota ujë në ditë.
Ja si ta luftoni celulitin në kushtet e shtëpisë
-Përgatisni scrubin tuaj kundër celulitit dhe fërkojeni zonën me lëvizje rrethore për të stimuluar qarkullimin e gjakut dhe limfës, për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës si dhe për të nxitur rritjen e qelizave të reja.
-Ruani një peshë të qëndrueshme, mos mbani dieta drastike pasi një dobësim i menjëhershëm ju prish edhe më shumë lëkurën.
-Pas dushit, shplarjen e fundit bëjeni me ujë pak më të ftohtë, për të tonifikuar lëkurën dhe mbyllur poret.
-Merruni më shumë me sport të rregullt.
Kura natyrale kundër celulitit
Pjesa më e madhe e dermatologëve këshillojnë scrubin me kafe, sheqer dhe vaj ulliri:
– 1/2 gotë kafe e bluar
– 1/4 gotë sheqer
– vaj ulliri
Doktor Oz thotë se kjo maskë funksionon pasi kafeina rrit metabolizmin e yndyrnave, duke e zbehur celulitin.
Megjithatë ndryshimi nuk do vijë menjëherë. Këtë maskë përdoreni 2 herë në javë për disa javë rresht.
1- Aplikoni vaj ulliri në zonat ku keni celulit.
2- Përzieni kokrrat e bluara të kafes me sheqerin.
3- Përdorni këtë scrub në zonat ku keni celulit. Masazhi të jetë i lehtë dhe me lëvizje rrethore. Bëni masazh të butë për rreth 10 minuta.
4-Shplajeni lëkurën. Më mirë ta praktikoni këtë metodë kur jeni në dush, për të evituar rrëmujën…!
Trajtimi nr.2:
Scrub trupi me kanellë, piper të kuq dhe të zi dhe vaj kanelle
-1 lugë gjelle kanellë pluhur
-1 lugë gjelle piper i kuq
-1 lugë gjelle piper i zi
-vaj kanelle derisa të formohet një pastë e njëtrajtshme
Përgatitja
Përziejini të gjithë përbërësit së bashku derisa të formohet një pastë e njëtrajtshme.
Ky lloj trajtimi anti-celulit funksionon më së miri kur vaji masazhon zonat e trupit të prekura nga celuliti duke për rreth 4-5 minuta, derisa lëkura skuqet pak. Shplajeni me ujë të ftohtë.
Përdoreni këtë trajtim 2 herë në javë.
Thighs
Trajtimi nr 3: Vaj trupi me limon, vaj bajamesh dhe piper i zi
Ky është një trajtim që është provuar nga shumica e femrave, të cilat kanë pohuar se kjo kur natyrale i ka ndihmuar vërtetë kundër celulitit.
Për këtë ju duhen
-një lugë lëng limoni
-100 ml vaj bajamesh
-piper i zi
Përgatitja:
Përziejini të gjithë përbërësit së bashku.
Ky lloj vaji funksionon shumë mirë nëse përdoret çdo natë në formën e locionit të trupit. Masazhoni zonën ku keni probleme për 5 minuta.
Trajtimi kundër celulitit me vaj karote, kafe dhe mandarinë
Ky trajtim kundër celulitit largon qelizat e vdekura të lëkurës si dhe redukton dhjamin nën lëkurën.
Për këtë ju duhet:
-100 ml vaj karote
-4 lugë gjelle kafe filtër
-20 pika vaj mandarine
Përgatitja
Përziejini të gjithë përbërësit së bashku dhe masazhoni me këtë vaj të gjithë trupin derisa lëkura të skuqet pak. Bëni kujdes, lëvizjet rrethore duhet të jenë të buta. Shplajeni me ujë. Mos përdorni asnjë sapun apo shampo trupi.
Këtë trajtim përdoreni dy herë në javë
Përveç maskës në kushtet e shtëpisë duhet të kuptoni që shëndeti nis me dietën dhe ushtrimet dhe disa ushqime mund të reduktojnë pamjen e celulitit. Duke shtuar më shumë qepë në dietën tuaj do të keni një përmirësim të lëkurës pasi qepa është një diuretik natyror që ndihmon në zhbllokimin e lëngjeve të bllokuara në sistem.
Vaji i arrës së kokosit ndihmon gjithashtu në reduktimin e celulitit. Sa më shumë dhjamë të ketë një person në trup aq më shumë shanse ka për zhvillimin e celulitit. Çaji jeshil stimulon gjithashtu trupin; pasi përmban antioksidantë që ndihmojnë në riparimin e qelizave të lëkurës. Në këtë mënyrë lëkura duket më e fortë dhe elastike, duke mos lejuar shfaqjen e celulitit. Çaji jeshil ndihmon edhe për dobësimin, duke eleminuar dhjamin e tepërt që ka ndihmuar shfaqjen e efektit portokall.

Related

Shëndet & estetikë 8488017884428555381

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item