RASTI UNIKAL/ Përmeti qyteti më paqësor, zero çështje penale në një vit!

Nëse doni të jetoni në një qytet ku thuajse nuk ka krim, mos u mendoni dy herë. Shkoni në Përmet. Prokuroria e qytetit juglindor gjatë...


Nëse doni të jetoni në një qytet ku thuajse nuk ka krim, mos u mendoni dy herë. Shkoni në Përmet. Prokuroria e qytetit juglindor gjatë vitit 2015 nuk ka regjistruar asnjë procedim penal. Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme zbardh në përqindje numrin e çështjeve penale të regjistruara nga Prokuroritë e Shkallës së Parë në Rrethe.
Sipas raportit, numrin më të lartë e ka Prokuroria e Tiranës me 31 për qind të numrit të procedimeve në rang vendi.
Në rang zbritës ajo ndiqet nga Prokuroria e Elbasanit me 8 për qind e në vijim nga ajo e Vlorës, Shkodrës dhe Durrësit me 7 për qind të numrit të procedimeve. Në rrethet me numër më të ulët të çështjeve të regjistruara, përveç rastit të Përmetit, janë Prokuroritë e Pukës, Pogradecit, Matit, Kavajës e Tropojës, me nga 1 për qind.
Në të njëjtin raport, Prokuroria bën edhe një analizë të hollësishme të përqindjes së kriminalitetit në rang qarqesh, bazuar në koeficientin e kriminalitetit për 100 mijë banorë. “Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara për 100.000 banorë, në vitin 2015, bazuar në sistemin statistikor të Prokurorisë, është 1122, ndërsa në vitin 2014 ka qenë 1169″, thuhej në raport.
Për vitin 2015 koeficienti për 100 mijë banorë në rang vendi është 1122. Duke iu referuar qarqeve, përqindja më e ulët e kriminalitetit llogaritet në qarkun e Dibrës, me koeficientin 586 për 100 mijë banorë. Ndërsa përqindja më e lartë e kriminalitetit është llogaritur në qarkun e Vlorës.
“Në qarkun Vlorë, që përfshin Prokuroritë e Shkallës së Parë Vlorë dhe Sarandë, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1783″, citonte raporti, raporton Panorama.
Për qarkun Tiranë koeficienti i kriminalitetit për 100 mijë banorë rezultonte të ishte 1304.

Related

Shqipëria 4513541291625304136

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item