RAPORTI I PSP-SË: DETAJET, NUMRAT DHE FAKTET

Prokuroria Speciale Publike dorëzoi raportin gjashtëmujor për punën e saj  në Kuvend dhe në Këshillin e Prokurorëve Publik, duke vënë...


Prokuroria Speciale Publike dorëzoi raportin gjashtëmujor për punën e saj  në Kuvend dhe në Këshillin e Prokurorëve Publik, duke vënë theksin në mungesën e bashkëpunimit dhe respektit të institucioneve ndaj punës së saj. Janeva rikujtoi edhe obstruksionet që i janë bërë dhe po i bëhen. Katica Janeva në raportin dërguar mediave njoftoi për hetimet dhe parahetimet që i ka filluar, si dhe arsyetoi  harxhimet. Në raportjanë vendosur vetëm detaje që mund të shpërndahen me opinionin në mënyrë që të mos dëmtohen proceset hetuese edhe pse pritej se do të ketë të dhëna për ecurinë e rasteve të nisura“Kozmos”, “Neshkovski”, “Fushata” e të tjerë. Janeva nuk është e obliguar që ta aryetojë apo ta komentojë raportin para Kuvendit dhe Këshillit të Prokurorëve Publik.
Risia e vetme në raport është procesverbali për pranim-dorëzimin e bombave të opozitës që tregon se LSDM-ja i ka dorëzuar Speciales ,  një hard-disk dhe gjashtë kuti me transkripte të bisedave. Në hard disk janë regjistruar 546.948 materiale prej të cilëve 540.646 janë audio-materiale dhe 6.302 materiale të shkruara në ëord, exel, PDF e të tjerë. Proces verbali mbi materialet e “bombave” është përpiluar në 619 faqe.
MATERIALET E DORËZUARA NGA “BOMBAT”
Hard-disk-                                                                                                                           546 948 materiale
Audio incizime-                                                                                                                 540 646
Në formë të shkruar-                                                                                                     6 302 materiale
Janeva ka ngritur procedura hetimore për 80 persona, edhe atë për shkelje të së drejtës së votës, keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimeve, shkelje të së drejtës për vendosje vetanake në votime, shkelje e të drejtës për fshehtësi në votim, keqpërdorim i parave për financimin e fushatës zgjedhore, keqpërdorimin e të dhënave personale, detyrim, padi ka ndaj 6 personave për përgjim të paligjshëm, një person akuzohet për spunim, dhunë ndaj bartësve të funksioneve të larta shtetërore, shkelje e barazisë qytetare, manipulime zgjedhore, shkatërrimin e materialeve zgjedhore, bashkim kriminel.


PROCEDURA HETIMORE
Shkelje të së drejtës së votës-                                                                            10 persona
Keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimeve-                                                  37 persona
Shkelje të së drejtës për shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve –     12 persona
Shkelje e të drejtës për fshehtësi në votim-                                                   1   person
Keqpërdorim i parave për financimin e fushatës zgjedhore-                    3   persona
Keqpërdorimin e të dhënave personale-                                                        1   person
Detyrim-                                                                                                               2   persona
Përgjim të paligjshëm-                                                                                      6   persona
Spunim-                                                                                                                1   person
Dhunë ndaj bartësve të funksioneve të larta shtetërore-                           1   person
Shkelje e barazisë qytetare-                                                                              2   persona
Manipulime zgjedhore-                                                                                      3   persona
Shkatërrimin e materialeve zgjedhore –                                                          1   person
Bashkim kriminel-                                                                                               10 persona
Gjatë periudhës 6 mujore, ky trup ka filluar edhe 120procedura parahetimore lidhur me financimin e mediave, keqpërdorimet me tenderë, shmangia e tatimeve, larje parash, aksione të ndryshme korruptive dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve. parahetimore edhe për manipulime financiare dhe veprime anti-ligjore gjatë procedurave për ndërtime.
PROCEDURA PARA-HETIMORE
Financimin e mediave
Keqpërdorimet gjatë furnizimeve publike
Fshehje e tatimit
Larje parash
Aksione të ndryshme korruptive
Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare
Manipulime financiare
Veprime anti-ligjore gjatë procedurave për ndërtime
E vetmja lëndë për çka deri më tani Specialja ka ngritur padi ndaj 9 personave për manipulime zgjedhore është rasti  “Titanik” ku dyshohen ish ministri i tranportit Mile Janakievski, ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, Sekretari qeveritar Kirill Bozhinovski, kreu i Pustecit Edmond Temellko, Ismet Gurri-anëtar i këshillit komunal zgjedhor të Çairit dhe disa anëtarë të tjerë lokal të KSHZ-së. Edhe pse Janeva kërkoi paraburgim për të gjithë 9 të dyshuarit në mënyrë që të pengohet ndikimi në procesin hetues, Gjykata Penale e Shkupit refuzoi kërkesën e Janevës nën arsyetimin e mungesës së provave.

Prokuroria Publike Speciale u deklaruar kompetente për 34 lëndë, përfshirë këtu edhe rastin “Puç” ku akuzohet kreu i LSDM-së Zoran Zaev për grusht-shtet. Por edhe për këtë lëndë, Katica Janeva rikujtoi mungesën e qasjes deri tek provat.

Ende nuk dihet nëse rasti “Monstra”, “Sopoti”, “Kumanova” do të hyjnë në listën e lëndëve të Janevës pasi që prokurorja speciale kishte shprehur gatishmëri për ti shqyrtuar por ende nuk ka njoftim zyrtar për nisjen e ndonjë hetimi. E vetmja gjë që dihet për rastin “Monstra” është se familjarët janë marrë në pyetje. Në periudhën e ardhshme 6 mujore, Janeva u zotua se do të do të veprojë ndaj të gjitha aktiviteteve kriminale që burojnë nga bisedat e përgjuara, e për këtë shpreson në bashkëpunim nga të gjitha institucionet publike.

Ferikan Iljazi /SHENJA/

Prokuroria Speciale dorezon raportin by tvshenjaofficial

Related

Top Lajm 1909471244056045773

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item