Putin vendos: Nga e marta nis tërheqja e ushtrisë nga Siria

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar këtë të hënë tërheqjen thuajse të plotë të ushtrisë nga Siria, duke thënë se ndërhyrja ushta...


Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar këtë të hënë tërheqjen thuajse të plotë të ushtrisë nga Siria, duke thënë se ndërhyrja ushtarake ruse i kishte arritur në pjesën më të madhe objektivat e saj.

Gjatë një takimi në Kremlin me ministrat e kabinetit qeveritar, respektivisht atij të Mbrojtjes dhe të Jashtëm, tha se tërheqja do të nisë nga e marta. Ai urdhëroi gjithashtu edhe intensifikimin e rolit të Rusisë në procesin e paqes, për t’i dhënë fund kështu konfliktit civil në Siri.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se, Putin kishte telefonuar Presidentin sirian, Bashar al-Assad, për ta informuar atë mbi vendimin e Rusisë.

Të hënën ka reaguar edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili është shprehur se bisedimet e paqes për Sirinë në Gjenevë nuk do të jenë të thjeshta, ndaj dhe mbetet për t’u parë nëse të gjitha palët do të ulen në tryezën e negociatave fillimisht. Të paktën kështu raporton agjencia e lajmeve “RIA Novosty”.

Në pjesën e dytë të vitit të kaluar, Rusia shtoi me shpejtësi pjesëmarrjen e saj në konfliktin e brendshëm sirian, duke nisur edhe sulmet ajrore nga bazat e saj në perëndim të Sirisë, teksa deri më sot numëron hedhjen e mijëra raketave në të ashtuquajturin “territor armik”.

Së bashku me sulmet ajrore, Rusia ka shtuar edhe praninë detare në detin Mesdhe, sikurse edhe përgjatë brigjeve siriane, ndërkohë që është koordinuar edhe me forcat ushtarake iraniane dhe ato të Hezbollahut.

Related

Botë 2452124818743386121

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item