“Pushtimi” paqësor i Evropës

nga Majlinda BUSHJA Evropa është në një sprovë të madhe sot. Vala e refugjatëve që shkon çdo ditë drejt vendeve të Bashkimit Evropi...

nga Majlinda BUSHJA





Evropa është në një sprovë të madhe sot. Vala e refugjatëve që shkon çdo ditë drejt vendeve të Bashkimit Evropian nuk po njeh të ndalur. T’i pranojë në gjirin e vet refugjatët dhe t’i integrojë në shoqëri, apo t’i kthejë mbrapsh në vendet e origjinës? Dilema është e madhe, po aq sa është e madhe pasiguria në rritje që i shtohet Evropës çdo ditë. Vendet e BE-së janë futur në konflikt mes tyre, aq sa Britania e Madhe ka kërcënuar të dal nga eurozona për shkak të kësaj krize. Nga ana tjeter Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk pranon kthimin e refugjatëve për sa kohë janë të pasigurt në vendin e tyre të origjinës. Pavarsisht çfarë po ndodh dhe sulmeve seksuale të natës së ndërrimit të viteve në disa qytete të Gjermanisë, Merkel nuk e ndryshon qendrimin e saj. Ajo është e prerë. E ashtëquajtura “Liderja e Evropës” tashmë nuk ka në dorë vetëm fatin e emigrantëve, por edhe të vendeve të tjera të BE-së të cilat shpesh janë në konflikt për këtë fakt. Nga ana tjetër destinacioni i emigrantëve që vijnë nga Vendet e Lindjes dhe Afrika Veriore është veçandërisht, Gjermania. 
Që 3-4 vite më parë kur fillojë të vijë edhe vala e parë e refugjatëve sirianë nga ishulli Lesbos i Greqisë, (që është edhe vendi pritës për të hyr në Evropë), numri i refugjatëve gjithmonë e më shumë është në rritje. Në vitin 2016 pritet të shkojnë drejt Gjermanisë rreth 1 000 000 milionë njerëz -deklaron shefi i Frontex, Fabrice Leggeri. Deti është bërë barku i emigrantëve pa fat, ndërkohë pjesa tjetër që ja ka dal është endur me çka ka mundur përmes Greqisë Maqedonisë, deri në mbërritjen e vet në Gjermani. Asnjë gardh, asnjë mur, nuk ka paksuar numrin e tyre, përveçse ka rritur presionin, duke krijuar tension në këto vende. Ky është një udhëtim i shtrenjtë për refugjatët që kanë ikur nga lufta drejt një “lufte tjetër”, që është ajo pranimit. Madje ky udhëtim i shpresës ka bërë që trafikantët të përfitojnë, ku një udhëtim drejt Gjermanisë kap shifrat 3 000-4 000 euro.
Për sa kohë Evropa nuk është në gjendje t’i jap një përgjigje ISIS, është ai në gjendje t’i jap një përgjigje Evropës, përmes valës së refugjatëve të këtyre vendeve që vjen në rritje. Ky është një mesazh i qartë për Evropën, pavarsisht se Evropa e përgjumur dhe e lodhur s’po sheh qartë. Duket gjithë pamundësia për ta izoluar këtë pushtues të viteve të fundit, që veç ka prerë koka njerëzish të pafajshëm, ka vrarë dhe ka detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre mijëra njerëz të pafajshëm duke u endur rrugëve të Evropës. Evropa tashmë është në sprovë të madhe, të jetojë midis dy botëve të ndryshme, që edhe ajo vet se pranon, apo të pranojë “pushtimin” e saj paqësor dhe diversitetin kulturor që është në rritje dhe aktual. Kjo është dilema e kohës sonë, por që nuk do të lërë pa ndikur marrëdhëniet e mëvonshme të Evropës me Vendet e Lindjes dhe Afrikës Veriore. Nga ana e tyre politikanët më të rëndësishëm të vendeve të BE-së janë në konflikt për gjetur një zgjidhje për krizën e refugjatëve, nga ana tjetër terrorizmi është në rritje në rang global. Jo vetëm Franca pak kohë më parë pësoi një shok psikologjik por mbar opinioni botëror, pas sulmit që ju bë revistës satirike Charlie Hebdo, ku gjetën vdekjen 12 persona( mes tyre dhe gazetarë) dhe 20 të tjerë u plagosën, por edhe të vrasjes së dhjetra qytetarëve të pafajshëm në 13 nëntor të vitit që shkoi, për shkak të 7 sulmeve të kordinuara.
Por pyetja që lind në një situatë të tillë është: Çfarë sjell me vete vala e refugjatëve, vetëm njerëz të pashpresë që i ikin luftës, apo mes tyre edhe elementë kriminal që presin të ngrenë krye për ta shndërruar Evropën në një kahsapanë, apo vend të pasigurtë ku mund të jetohet. Askush nuk siguron se ç’ka me vete vala e refugjatëve që vjen nga Siria dhe vende të tjera përreth. Askush nuk siguron se çfarë e pret Evropën nesër përsa kohë vala e refugjatëve nuk njeh të ndalur. Ajo që dihet me siguri është, që ekuilibrat e saj paqësor do të prishen, ku historia do të ndryshoi faqe përfundimisht. A do të jetë në gjendje Merkel, Hollande, Kameron që mbajnë dhe peshën kryesore të vendeve të BE-së të orientojnë drejtë politikat e tyre në këtë kohë kritike për Evropën? Një përgjigje që nuk mbaron kurrë, përsa kohë vala e refugjatë nuk njeh të ndalur dhe është në rritje. 
Megjithëse, Maqedonia dhe Greqia në pjesën e saj veriore po mbyllin kufirin për refugjatët, duke shtërnguar masat, ata s’mund të ndalin fluksin e tyre. Ndërkohë, Shqipëria nga ana e vet nuk mund të bëhet vendi pritës i radhës pas Greqisë. “Ajo do të mbyll kufirin për refugjatët”-sipas kryeministrit Rama (në emisionin Top Story). Por ky qendrim është parë me sy kritik nga shteti fqinj Greqia, që nuk harron t’i përmendnin kryeministrit shqiptar të shkuarën e 25 viteve më parë. Madje edhe Gianni Pittella lideri i të majtës evropiane e quan të gabuar qendrimin e Kryeministrit shqiptar.“Evropa duhet të tregohet solidare me refugjatët”-deklaron ai. E në fakt solidariteti bën që ta gëzojmë paqen më gjatë. Por, problemi qendron për ata që i drejtohen Evropës për një arsye tjetër, për një motiv tjetër duke u fshehur pas turmës së lodhur të refugjatëve që kërkojnë t’i shpëtojnë luftës dhe pasigurisë. Ikin nga pasiguria duke sjell me vete pasiguri. Evropa gjithmonë ka qenë e kërcënuar nga organizatat terroriste, po aq sa dhe SHBA. Ajo ka marrë kërcënimet e saj në mënyrë konkrete. Vetëm pak muaj më parë u vranë dhjetra njerëz të pafajshëm në Francë. Ky ishte vetëm një paralajmërim  për kërcënimin që e pret Evropën në të ardhmen. Megjithatë, Evropa mes debatesh të shumta, ka kohë që ju ka hapur dyert refugjatëve. Në të vërtet duket si një “pushtim” paqësor i Evropës, por që ajo e pranon përsa kohë nuk ka zgjidhje tjetër. Ajo po merr përsipër kostot e pranimit, me shpresën e një zgjidhje përfundimtare të mëvonshme. Por shpresat janë të vakta, sepse Vendet e Lindjes po përjetojnë ende kohë të vështira, ç’ka bën që vala e refugjatëve drejt Evropës të mos ndalet. 





Related

Opinione 6478120787315590391

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item