PRINDËRIT E ALDËS I KËRKUAN NDIHMË FATOS KLOSIT NJË MUAJ PARA VRASJES

Nga: Xhensila Kodra Një muaj para vrasjes së 2-fishtë që ndodhi më 29 mars 2001 para Pallatit të Sportit në Tiranë, prindërit e Al...

Nga: Xhensila Kodra

Një muaj para vrasjes
së 2-fishtë që ndodhi
më 29 mars 2001 para Pallatit të Sportit në Tiranë, prindërit e Aldës, vajzës së vrarë nga Marjan Rroku i dërguan një letër Fatos Klosit. Në atë kohë, ai ishte kreu i SHISH, institucioni ku ishte punësuar Rroku. Në letrën që Faslli e Mbarime Canaj kishin shkruar më datë 11 shkurt 2001, i tregonin Klosit ngjarjen që ishte duke u ndodhur nga një agjenti i tij, duke i kërkuar edhe ndihmë. “Po ju shkruajmë juve, pasi një punonjës i juaji i SHISH-it, Marjan Rroku, vajzën e dytë, Alda Canajn, e ka rrahur, kërcënuar, i ka nxjerrë edhe pistoletën dhe i ka numëruar në sy plumbat, mbasi i ka thënë se do ta marrë në Itali”, shkruhet në letrën e bërë publike nga “Dritare.net”. Gjithashtu, babai i Aldës i kishte shpjeguar Klosit se pasi dy vajzat e tij kishin bërë disa herë denoncime në policinë e Tiranës, ka qenë Vera Halili, një punonjëse tjetër e SHISH-it, e cila u kishte bërë thirrje vajzave që të tërhiqnin denoncimin. Letra drejtuar kreut të SHISH mbyllet me një lutje nga ana e familjes Canaj, në të cilën shkruhet: “Besojmë se edhe si mallakastriot, diçka duhet të bëni për ne”. Por, nuk kaloi shumë kohë nga dita që kjo letër ishte shkruar, ku Mbarime Canaj dhe vajza e saj Alda u ekzekutuan nga Marjan Rroku me armën e tij të shërbimit.

LETRA E PLOTË
E FAMILJES CANAJ
Zoti Fatos!
Ne që po ju shkruajmë jemi dy prindër të tri vajzave nga Greshnica e Mallakastrës, të dy mësues. Unë Faslliu, drejtor shkolle, gruaja mësuese në Greshnicë. Vajzat i kemi të dyja në Tiranë, të madhen në universitet, viti i tretë gjermanisht, të mesmen viti i dytë italisht. Po ju shkruajmë juve, pasi një punonjës i juaji i SHISH-it, Marjan Rroku, vajzën e dytë, Alda Canajn, e ka rrahur, kërcënuar, i ka nxjerrë edhe pistoletën dhe i ka numëruar në sy plumbat, mbasi i ka thënë se do ta marrë në Itali. Historia ka nisur në maj 2000, kur ai i ka propozuar dhe vajza ishte 15 vjeçe. Vajza nuk ka pranuar. Në nëntor 2001 e ka kapur vajzën, e ka rrahur, kërcënuar dhe nëse ajo do të thoshte gjë në familje, apo motrës së madhe, do të vriste motrën dhe shoqet e saj. Vajzat kanë denoncuar në polici dhe polici Bim Hoxha (Ibrahim Hoxha), në fillim e ka marrë kërcënimin, pastaj ka mbajtur qëndrim zbutës. Vajzave u është bërë thirrje nga punonjësja juaj, Vera Halili, për të tërhequr denoncimin. Besojmë se edhe si mallakastriot, diçka duhet të bëni për ne.
Me respekt
Faslli e Mbarime Canaj

Related

Top Lajm 4188774231381100020

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item