Pret dorën për të hequr varësinë nga interneti

Varësia nga interneti ka shtyrë një 19-vjeçar kinez për të kryer një veprim ekstrem dhe të pabesueshëm. Adoleshenti i identifikuar si ...


Varësia nga interneti ka shtyrë një 19-vjeçar kinez për të kryer një veprim ekstrem dhe të pabesueshëm. Adoleshenti i identifikuar si ‘Little Wang’ nga qyteti Nantong në provincën Jiangsu, la një shënim për nënën e tij, ku shkruante: “Mama kam vajtur në spital. Mos u shqetëso, me siguri që do të kthehem deri në mbrëmje”.
Më pas adoleshenti rrëmbeu thikën në kuzhinë dhe më pas preu dorën. Ai thirri menjëherë një taksi, me të cilën u transportua në spital. E gjithë kjo përpjekje e tij u bë me një qëllim, të largonte varësinë nga internet. Për nënën e adoleshentit kjo ngjarje ishte e pabesueshme, pasi ai ishte një djalë i zgjuar.
Fatmirësisht doktorët arritën t’ia vinin dorën në vend, por nuk mund të sigurojnë nëse ajo do të funksionojë normalisht. Varësia ndaj internetit po bëhet një shqetësim i madh në vendet aziatike, ku vetëm Kina numëron 649 milionë përdorues. Prindërit në Tajvan janë të detyruar me ligj që të kufizojnë kohën e përdorimit të kompjuterit tek fëmijët e tyre.

--------------------------------------------

VIDEO:
165 Likes6,576 views
1 Like390 views

Related

Teknologji 3190146531484221487

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item