Presidenti meksikan: Donald Trump, njësoj si Hitleri

Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto e ka krahasuar kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump me lide...


Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto e ka krahasuar kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump me liderin e nazistëve gjermanë, Adolf Hitler.
Në një intervistë për të përditshmen meksikane “Excelsior”, ai e quajti zotin Trump një “retorist të çjerrë”.
Nieto tha se, “të njëjtën qasje kanë patur edhe lideri fashist italian Mussolini dhe Hitleri”, ndërsa shtoi se Trump ka dëmtuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.
Donald Trump ka thënë se, nëse do të zgjidhet do të ndërtojë një mur përgjatë gjithë vijës kufitare SHBA-Meksikë për të penguar emigantët që të kalojnë nga vendi latin në Amerikën e Veriut.
Kandidati republikan ka insistuar gjithashtu se, do të jetë Meksika që do të paguajë për murin, gjë që presidenti Nieto e ka hedhur poshtë. “Nuk ka asnjë skenar, në bazë të të cilit Meksika do të paguajë”, tha Nieto.
Zoti Trump, që e ka kthyer luftën kundër emigracionit ilegal një nga pikat kryesore të fushatës së tij, irritoi komunitetin meksikan qershorin e kaluar kur i quajti emigrantët pa dokumente “kriminelë dhe përdhunues”.
“Zoti Trump ka ofruar zgjidhje shumë të thjeshta për probleme që natyrisht nuk janë aq të thjeshta për t’u zgjidhur”, tha presidenti Nieto.
Në shenjë proteste ndaj deklaratave të kandidatit republikan, një fabrikë kostumesh në Juitepec, në shtetin Morelos, prodhoi maska me fytyrën e tij.
/ Top Channel

Related

Top Lajm 3040818926855834683

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item