Pranvera, pesë gjëra që duhet të dini

Jetë –  Me dimrin “në shpatulla” tashmë është koha t’u jepni një “shkelm” zakoneve të vjetra dhe ndoshta të mërzitshme. Fillimi i pran...


Jetë – Me dimrin “në shpatulla” tashmë është koha t’u jepni një “shkelm” zakoneve të vjetra dhe ndoshta të mërzitshme. Fillimi i pranverës vjen padyshim edhe me disa efekte negative, por që mund të luftohen lehtë si në tryezë ashtu edhe me disa sjellje, të cilat duhet t’i keni “vath në vesh” … 
  1. Ekuinoksi i pranverës
Dje u shënua edhe dita e parë e pranverës, ekuinoksi aq shumë i pritur, ai moment në të cilin dielli përshkon një nga dy pikat në sferën qiellore, ku eklipti dhe ekuatori ndërpriten: e ashtuquajtura pika pranverore që i jep lamtumirën dimrit. Por në të vërtetë, duke qenë se 2016-a është viti i brishtë, ekuinoksi ndodhi pardje më 20 mars dhe më saktë në orën 05:30 të mëngjesit. Një ekuinoks i shpejtë, i cili e solli sezonin e bukur një ditë përpara.
  1. Hiqni lodhjen në tryezë
Zgjatja e ditëve, ndryshimi i orës, koha më e gjatë e kaluar jashtë sjellin një shtim të lodhjes dhe të dëshirës për gjumë që në pranverë mund t’iu këpusë këmbët. Luftimi i efekteve negative të pranverës është i mundur dhe këtë mund të filloni ta bëni që në tryezë. Kopshti dhe prodhimet e sezonit në këtë kuptim do t’ju ndihmojnë shumë. Bathët, shpargu, erëzat aromatike dhe luleshtrydhet janë një “ilaç” i vërtetë për të luftuar lodhjen e përgjumjen dhe për të përballuar sezonin e bukur me energji dhe forcë.
  1. Në pranverë depresioni rritet
Lulet fillojnë të lulëzojnë, qielli bëhet tërësisht i kaltër, ditët zgjaten dhe çdo gjë ka një aromë të shkëlqyer që zgjon dëshirën për të jetuar. Por jo për të gjithë ama!
Në pranverë në fakt, çdo vit rriten rastet e depresionit dhe humorit të keq. Një i rritur në 15, nga prilli deri në maj diagnostikohet me një lloj forme depresioni. Ankth, irritim, lodhje dhe pagjumësi duket se shpërthejnë menjëherë në sezonin e bukur, për shkak të luhatjeve të humorit, mungesës së serotoninës dhe ndryshimit të ciklit dritë-errësirë. Në shumë raste, depresioni pranveror kalon pas pak javësh, por kujtdo që nuk do t’i mjaftonte kjo kohë mund t’i drejtohet një specialisti.
  1. Çatimi në pranverë
Paralelisht në pranverë rritet dëshira për takime të reja dhe për dashuri. Për këtë, sajtet e specializuara për çatim, nga prilli deri në maj regjistrojnë një bum të regjistruarish, me qëllimin për t’u frekuentuar mes tyre e për të krijuar lidhje. Pra pas dimrit letargjik edhe nga ana emocionale, periudha e parë e këtij sezoni favorizon kupidin (engjëllin e dashurisë) për të gjuajtur shigjeta dashurie.
  1. Pastrimet e pranverës
Quhen “pastrimet e pranverës” dhe janë një mënyrë e mirë për të inauguruar sezonin e bukur në mënyrë sa më të pastër. Nuk bëhet fjalë vetëm për pastrimin e pluhurave në kuptimin fizik apo pastrimin e gjithë shtëpisë. Eliminoni çdo gjë apo person nga jeta juaj që nuk ju fal lumturi. Hapuni rrugë gjërave të reja, të bukura që ju falin emocione, që nuk ju çojnë drejt rutinës së mërzitshme. Rinovoni dhe ndiejeni aromën e freskisë si brenda shtëpisë ashtu edhe brenda ekzistencës suaj, në mënyrë që të përballoni sa më mirë muajt në vijim.
N.A.

Related

Kuriozitete 435077964171622263

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item