Plani i masave për rritjen e sigurisë, policia arreston 22 persona

Bazuar në planin e masave për kontrollin e situatës kriminale, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, për kapjen e personave në kërki...


Bazuar në planin e masave për kontrollin e situatës kriminale, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, për kapjen e personave në kërkim, personave që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe goditjen në tërësi të paligjshmërisë policia ka vijuar kontrolle të shumta.
Gjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar të shpallur në kërkim për tendenca të ndryshme kriminale gjithsej 22 persona. Konkretisht: 2 shtetas në kërkim për veprën penale të “Vrasje mbetur në tentativë”;  4 shtetas të arrestuar për “Dhunë në familje”; 1 shtetas i arrestuar për ndërtim të paligjshëm; 4 shtetas në fushën e narkotikëve; 5 shtetas për “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt”; 2 shtetas për “Vjedhje të energjisë elektrike ”; 4 shtetas për “Vjedhje dhe vjedhje me anë të mashtrimit”.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndës narkotike e dyshuar kanabis sativa që u janë gjetur nga kontrolli të arrestuarve në flagrancë.
Nga Policia Rrugore janë pezulluar 15 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit , shpejtësi tej normave të lejuara si dhe 30 masa të tjera për shkelje semafori e për mungesë të kontrollit teknik. Është bërë e mundur kapja e dy personave në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje “e mbetur në tentativë, konkretisht dy vëllezërve: Ismail Ago, 27 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë dhe
Ernis Ago, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Për ta Gjykata e shkallës së Parë Tiranë ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se me datë 10.09.2015 të dy këta shtetas në rrugën e Elbasanit, pranë varrezave të Dëshmoreve kanë tentuar për të vrarë me mjete prerëse shtetasin D.D.

Related

Shqipëria 3401406550166272341

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item