Plakja dhe rreziku nga sëmundjet fillon që në barkun e nënës

Dy studime zbulojnë rolin potencial mbrojtës të vitaminës D dhe antioksidantëve gjatë shtatzanisë Nga Marta Buonadonna A e dini se...


Dy studime zbulojnë rolin potencial mbrojtës të vitaminës D dhe antioksidantëve gjatë shtatzanisë
Nga Marta Buonadonna
A e dini se ne fillojmë të plakemi që para lindjes? Një studim ndërkombëtar, i udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit, ka zbuluar se tek minjtë, dhënia e antioksidantëve gjatë shtatzanisë së femrave u shkakton pasardhësve të tyre një plakje më të ngadalë kur të jenë më moshë madhore.
Ndërsa minjtë e lindur nga nëna, të cilat kishin nivele të ulëta të oksigjenit në mitër – që tek njerëzit mund të jetë pasojë e pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë – plakeshin më shpejt.
Për të kontrolluar shpejtësinë e plakjes së minjve, shkencëtarët kanë matur telomeret, kapele të vogla të cilat “mbyllin” kromozomet në skajet e tyre. Me kalimin e moshës, telomeret shkurtohen dhe për rrjedhojë gjatësia e tyre mund të përdoret si një tregues për matjen e plakjes. Studiuesit zbuluan se minjtë e rritur, të lindur nga nëna që kanë pasur më pak oksigjen gjatë shtatzënisë (një gjendje kjo e krijuar në laborator), i kishin telomeret më të shkurtra në krahasim me minjtë e lindur nga shtatzënitë pa këtë ndërlikim, dhe shfaqën probleme në rreshtimin e brendshëm të enëve të gjakut, shenjë se qenë plakur më shpejt dhe se kishin me tepër gjasa për të zhvilluar sëmundje të parakohshme të zemrës.
Megjithatë, kur nënave shtatzëna të të njëjtit grup iu dhanë ushqyes antioksidantë, kjo uli rrezikun që pasardhësit e tyre të kishin sëmundje të zemrës. Edhe fëmijët e lindur nga shtatzënitë e pakomplikuara, në të cilën fetusi kishte marrë nivelet e duhura të oksigjenit, përfituan nga ushqyesit antioksidantë në dietën e nënës, me telomeret që qenë më të gjata se sa ato të minjve, nënat e të cilëve nuk kishin marrë antioksidantët gjatë shtatzënisë.
Dino Xhuzani i Departamentit të Fiziologjisë së Zhvillimit dhe Neuroshkencës në Universitetin e Kembrixhit, autori më i vjetër i studimit, shpjegon:”Studimi ynë tek minjtë tregon se ora e plakjes fillon të kurdiset që para lindjes. Ne tashmë e dimë se gjenet tona ndërveprojnë me faktorë të rrezikut mjedisor, siç janë pirja e duhanit, obeziteti dhe mungesa e ushtrimeve fizike, për të rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës tonë.
Por në këtë studim ne kemi dëshmuar se ambjenti ndaj të cilit jemi të ekspozuar në mitër,
mund të jetë po aq në mos më i rëndësishëm në predipozitën e rrezikut ndaj sëmundjeve kardiovaskulare në moshë madhore”. Një konfirmim i ndikimit të kushteve brenda në barkun e nënës mbi shëndetin e ardhshëm të fëmijëve, vjen nga një studim tjetër, i cili u fokusua në rrezikun që mund të shkaktohet nga mungesa e vitaminës D gjatë shtatzënisë, duke supozuar se ajo rrit shanset që fëmija të zhvillojë në moshën e rritur, sklerozën e shumëfishtë.
Studimi, që është publikuar i plotë në revistën “JAMA Neurology” shpjegon se ndërsa  nivelet e larta të vitaminës D kanë qenë të lidhura me herët me një rrezik më të ulët ndaj sëmundjeve në moshën e rritur, madje edhe ekspozimi në mitër luan një rol të rëndësishëm. Autorët identifikuan 193 persona me diagnoza të sklerozës së shumëfishtë, nëna e të cilit kishte qenë pjesë e një studimi finlandez.
Nivelet e vitaminës D në gjakun e pjesës dërrmuese (70 për qind) të këtyre grave, qenë zbuluar gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Autorët kanë zbuluar se rreziku i zhvillimit të sklerozës të shumëfishtë më moshë madhore, ka qenë 90 përqind më i lartë te fëmijët nënat e të cilëve kishte treguar një mungesë të vitaminës D gjatë shtatzënisë.
“Ndërsa gjetjet tona”- përfundojnë autorët  “sugjerojnë se mungesa e vitaminës D gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e sklerozës së shumëfishtë tek pasardhësit, studimi ynë nuk ofron ndonjë informacion në lidhje me atë nëse ka një efekt dozë-përgjigje me rritjen e niveleve të vitaminës D”, dhe ftojnë të tjerët për ta zbuluar këtë nëpërmjet kryerjes së më shumë kërkimeve.
“Panorama” – Në shqip nga www.bota.al

Related

Shëndet & estetikë 4779820127713370388

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item