Përbindëshi që Belgjika rriti në gjirin e vet!

Nga Andrea Purgatori, HuffPost Belgjika po paguan, bashkë me interesat, një çmim tejet të lartë për llogaritjet egoiste të neutralit...

Nga Andrea Purgatori, HuffPost

Belgjika po paguan, bashkë me interesat, një çmim tejet të lartë për llogaritjet egoiste të neutralitetit të vet përballë terrorizmit fundamentalist, q ënë dy vitet e fundit ka ndërtuar rrjeta me baza dhe militantë që po përgjakin zemrën e kryeqytetit të Europës.
Një llogaritje tërësisht e gabuar ajo që kanë imagjinuar belgët, që xhihadi do të kishte kursyer këtë vend, në këmbim të tolerancës me të cilën inteligjenca dhe shërbimet e sigurisë trajtonin lagjet geto në periferi të Brukselit ku terroristët rekrutonin xhihadistë të rinj dhe grumbullonin armë dhe eksplozivë.
Ishte kuptuar shumë mirë që pas sulmet në janar të 2015 mbi Charlie Hebdo, kur lidhjet terroriste mes atentatorëve dhe celulave xhihadistë të fshehura në Belgjikë kishin shpërthyer me gjtihë gravitetin e tyre.
Konfirmimi erdhi sërish në gusht me atentanin e munguar në trenin e Amsterdamit-Paris, që u shmang fatmirësisht nga tre pasagjerë që bllokuan atentatorin.
Më pas sulmi i 13 nëntorit në Bataclan, në stadium dhe në rrugët e Parisit, që kishte demonstruar se si gjithçka ishte organizuar me qetësi në aksin Bruksel-Paris, në paditurinë, ose më keq, të shërbimeve sekrete të Belgjikës, që ndosht mund të kishin ndaluar atë kasaphanë.
Tani, pas thuajse katër muajsh kërkime për Salah Abdeslam, që fshihej vetëm pak metra nga shtëpia në lagjen Molenbeek, inteligjenca belge shpresone se do t’i jepte fund kërcënimeve që rëndonin mbi Belgjikën dhe Europën.
Sërish një llogaritje e gabuar, dhe këtë e tregojnë shpërthimet dhe dhuna me të cilën xhihadi ka goditur kryeqytetin belg për hakmarrje.
Pas sulmeve të Parisit, ekspertët e terrorizmit kishin pikasur të paktën 30-40 pjesëtarë të rrjetit të sulmeve, por tashmë është evidente, kjo listë duhet përditësuar.
Të imagjinosh që kjo e sotmja është thjesht një hakmarrje në të nxehtë për kapjen e Salah Abdeslam, nuk ndihmon të kuptosh përmasat e përbindëshit që Belgjika ka rritur në gjirin e vet.
Nuk bëhet fjalë për aksione të improvizuara por për një plan të parashikuar shumë mirë, në detajet më të vogla, duke verifikuar në fakt se ekziston një “tru” për sulmet, dhe shumë “krahë”.
Të shpresojmë që kjo tragjedi e radhës të bindë inteligjencën dhe shërbimet sekrete europiane, Belgjikën para të gjithave, që për të luftuar terrorizmin fundamentalisht duhet të tejkalohen egoizmat kombëtare dhe llogaritjet meskine mbi neutralitetin e vet, për të aktivizuar menjëherë një shkëmbim informacionesh dhe një strategji që i tejkalon kufinjtë kombëtarë./ Përgatiti në shqip Amarildo Lumani
TemA



Bruksel, 22.03.2016, 09:06
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


"Ju nuk do ta keni urrejtjen tonë" - njerëzit reagojnë në rrugët e Brukselit
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Ushtria dhe policia në çdo rrugicë të Brukselit
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Disa sekonda pas shpërthimit në Bruksel
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës, dy prej të cilëve të verifikuar në aeroportin Zaventem, ndërsa dy të tjerët në dy stacione metroje në zemër të kryeqytetit belg.Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për të paktën 34 viktima, 14 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport dhe 20 në stacionet e metrove. Gjithashtu, flitet për rreth 130 të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris. Nga raportimet e mediave lokale mësohet se, aeroporti është evakuuar, ndërsa fluturimet janë anuluar. Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë tek kompleksi. Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara.Ndërkohë, një shpërthim tjetër është verifikuar rreth një orë më vonë në stacionin e metrosë Maalbeek, fare pranë selisë së Komisionit Europian. Re të zeza tymi janë ngritur në rrugë dhe paniku ka përfshirë kalimtarët. Ai është pasuar nga një tjetër shpërthim në stacionin Schumann.Transmetuesi belg RTBF citoi një dëshmitar të thoshte se, në ambientet e aeroportit kishte njerëz të shtrirë në tokë, të plagosur ose pa ndjenja, shumica e të cilëve në zonën e nisjeve, përballë hotel “Sheraton”.Ndërsa një punonjës i aeroportit tha për televizionin holandez VRT: “Po bëja një moment pushim kur papritur dëgjova dhe ndjeva një shpërthim të madh. këtej nga jam shoh shtëllunga tymi të zi të ngrihen nga zona e nisjeve”. “Dritaret janë të thyera, njerëzit kanë dalë jashtë nga frika. Gjërat nuk duken mirë”, tregoi dëshmitari.Ndërsa dëshmitarë të tjerë thanë se para shpërthimeve kishin dëgjuar të shtëna dhe thirrje në gjuhën arabe, duke ngritur dyshimet për sulme kamikaze. Të dhëna të mëtejshme sugjerojnë se brenda aeroportit është gjetur edhe një bombë e pashpërthyer.Situata ka futur në kaos kryeqytetin belg, atje ku nodhen institucionet kryesore të Bashkimit Europian. Autoritetet kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve publike si trenët, metrotë dhe tramvajet, pa harruar këtu pezullimin e të gjitha fluturimeve nga aeroporti.
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Sulmet në Bruksel, NYPD dhe FBI ndjekin nga afër ngjarjetNgjarjet e Brukselit i kanë kaluar kufijtë e Europës. Në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po monitoron me vëmendje situatën në Belgjikë dhe është në kontakt me homologët e saj europianë dhe FBI-në.Sipas gazetës së NYPD, departamenti ka vënë në punë njësi operative shtesë përgjatë gjithë qytetit, përfshirë këtu Komandën e Reagimit Kundër Terrorizmit, Grupin e Reagimeve Strategjike dhe Grupet Hercules. Skuadrat në fjalë janë vendosur në zonat e populluara të Nju Jorkut dhe në lokalitetet tranzitore përreth qytetit, për të garantuar sigurinë. “Për momentin nuk ka ndonjë të dhënë që të tregojë se sulmet në Bruksel kanë ndonjë lidhje me Nju Jorkun, por ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën në Belgjikë, bashkë me Task Forcën kundër Terrorizmit dhe FBI-në, duke koordinuar forcat”, njofton NYPDNews. Në edicionin e saj online, gazeta vë në dukje se, sulmet në Bruksel vijnë në një kohë kur qeveria federale ka vendosur të shkurtojë me 90 milionë dollarë fondet kundër terrorizmit për Departamentin. “Çdo shkurtim fondesh për Nju Jorkun, që njihet botërisht si shënjestra kryesore e terroristëve në Shtetet e Bashkuara, do të ishte një veprim i papërgjegjshëm”, vlerëson gazeta.
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Bruksel sot
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Pamje të tjera shumë DRAMATIKE nga sulmet terroriste në Bruksel
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016

Related

Shtypi i huaj 3944300975947148503

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item