Për Evropën, rritja e Tramp vjen në kohën më të keqe

A do të mashtrojë kandidati kryesor republikan votuesit, me dhënien fund të aleancës më të rëndësishme të Amerikës? Nga Xhefri Gedmin ...

A do të mashtrojë kandidati kryesor republikan votuesit, me dhënien fund të aleancës më të rëndësishme të Amerikës?
Nga Xhefri Gedmin

Uashington – “Unë nuk do e lë veten të më kapë paniku, lumturia jonë do të jetë ndëshkimi i tyre më i keq”- më shkroi një mikesha ime nga Uashingtoni, menjëherë pas lajmit të sulmeve terroriste në Bruksel. Djali i saj 8-vjeçar, gati për të ndërmarrë një udhëtim me rastin e pushimeve të pranverës, sapo kishte ndarë me nënën e tij frikën nga aeroportet dhe fluturimet me avion. “Ne nuk do të ndryshojë kurrë mënyrën si jetojmë”- vazhdoi ajo në e-mailin e saj.
Por terroristët kanë bërë tashmë përparim:Ne shpenzojnë më shumë kohë për të shkuar nëpër aeroporte; më shumë para në luftën kundër terrorizmit; i kushtojmë më tepër energji të menduarit se si të bashkëpunojmë me aleatët për të luftuar ekstremizmin islamik.
Kjo është arsyeja pse është alarmante dhe ç’orientuese të dëgjoje Donald Trampin tek thoshte këtë javë se ai është lodhur nga NATO, me SHBA-në që gjithmonë i duhet të udhëheqë (aleanca “po na kushton një djall e gjysmë”- thotë ai). Ylli i reality televizive i tha “Uashington Post” se të tjerët duhet të bëjnë më shumë, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mund të bëjnë më pak, duke e lejuar atë ta përqëndrojë presidencën tek rindërtimi i Amerikës.
Në botën reale, gjërat nuk funksionojnë në këtë mënyrë. Mbi të gjitha është një argument i vjetër izolacionist, sugjerimi se problemet në shtëpi kërkojnë mosangazhim jashtë vendit. SHBA-ja ka patur përherë probleme në shtëpi – skllavëria, lufta civile, Depresioni i Madh, internimet e japonezëve, fushata e Xho Mekarthit, dhe recesionet e shumta ekonomike që të vijnë në mendje.
Ne kemi pasur 47 recesione që nga Deklarata e Pavarësisë – pesë prej tyre që koha e skandalit Uotergejt – trazirave si pasojë e luftës së Vietnamit, dhe de-segregacionit. Koncepti se problemet e brendshme janë papritur aq të ngutshme saqë ne s’mund të përballojmë të përfshihemi tek çështjet globale, është pak i sforcuar. Po kështu është edhe koncepti, se do të kemi sukses si komb nëse bëjmë një kthesë të mprehtë drejt vetvetes.
Ajo që nënkuptohet në Doktrinën Tramp, është një fund i botës që ka krijuar Amerika, duke përdorur shprehjen e Robert Kaganit. Thuaji lamtumirë rendit liberal botëror, dhe përshëndetje një paradigme të re të “sferës së ndikimit”. Si duket një botë e tillë? Doktrina Obama e heshtjes, na lë të kuptohet se kjo e fundit sugjeron forcën.
Në terma reale të territoreve, Rusia merr Europën Lindore, Kina Azinë Lindore, Irani dhe ISIS-i rrrëmbejnë Lindjen e Mesme. Dhe SHBA-ja mbetet e vetme? Kjo ka qenë gjithmonë fantazia e izolacionistëve. Tramp duket se mendon se ka diçka në gjithë këtë për Amerikën. Por, kur vjen puna tek politika e jashtme, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të pushoni nga puna djemtë e këqij.
* * *
Kjo na çon tek udhëheqja amerikane, aleatët tanë më të ngushtë, dhe NATO. Perspektiva e një presidence Tramp, nuk mund të vinte në një kohë më të keqe se kjo e sotmja. BE-ja po tregon shenja të një ndarjeje. Gjallon ende hidhërimi i debateve mbi paketën e fundit të ndihmës financiare për Greqinë; perspektiva e një tjetër pakete shpëtimi për Portugalinë; kriza e refugjatëve; sulmet terroriste në Paris dhe Bruksel; pezullimi gradual i sistemit të Shengenit; dhe mundësia që britanikë në referendumin e qershorit mund të vendosin të braktisin unionin.
Në mënyrë delikale dhe diplomatike, Amerika duhet të jetë pjesë e negociatave mbi të ardhmen e Evropës. Vizioni i një Evrope federale tanimë ka vdekur. Dhe nuk ka as ndonjë energji politike apo hapësirë për një vizion alternativ ndaj atij të Margaret Theçër për një Evrope të decentralizuar të komb-shteteve liberale demokratike, të ngulitur në një zonë të tregtisë së lirë.
Rruga drejt një vizioni të ri është punë e Evropës, por është në interesin amerikan që populizmi destruktiv i Evropës të dominojë zhvillimet. A mund të imagjinojë dikush që një Evropë e dobët, e ndarë dhe gjithnjë e më e fragmentuar si partnere tregtare, do të ndihmojë për të stimuluar ekonominë amerikane?
Dyshoj se Tramp nuk ka vesh apo ndjeshmëri për asgjë nga këto. Ai as nuk duket se e kupton se NATO është diçka e mirë për ne. Aleanca u krijua fillimisht, sipas fjalëve jodiplomatike të Sekretarit të parë të Përgjithshëm saj Hastings Ismay ”për të mbajtur amerikanët brenda, rusët jashtë, dhe gjermanët poshtë”. Teksa dëgjoni Trampin, ju do të mendoni se ai dëshiron rusët brenda, amerikanët jashtë, dhe evropianët poshtë.
Ndërsa këmbëngul në tërheqjen e Amerikës, Tramp duket se kënaqet në servilosjen ndaj sundimtarit autoritar rus Vladimir Putin, ndërkohë që përqesh aleatët tanë më të ngushtë. Favoriti aktual për nominimin republikan thotë se do të bëjë Amerikën të sigurtë nga terrorizmi?
Jo me një NATO të padobishme dhe ‘pa dhëmbë’, dhe Rusinë në anën e Tramp. Unë dyshoj nëse shumë amerikanë ashtu si mikja ime, e cila këmbëngul se kurrë nuk do të frikësohej nga terroristët, e dinë që një kërcënim në rritje i ekstremizmit përfshin më shumë se bombardimet. Megjithatë, pjesë të Amerikës janë realisht të lënduara, dhe Tramp di si ta shfrytëzojë këtë. Ai është një shitës i talentuar. Por votues kini kujdes. Donald Tramp rezulton gjithashtu të jetë një djalë me energji të pakët, kur është fjala për politikën e jashtme – shpërfill NATO-n, rri duarkryq teksa Evropa shpërbëhet. Mos prisni që ndonjë prej këtyre akteve ta bëjë Amerikën sërish të madhe.
Shënim: Jeffrey Gedmin është studiues në Këshillin e Atlantikut, dhe anëtar i Shkollës së Shërbimit të Jashtëm në Universitetin Xhorxhtaun.  /“Politico” – Në shqip nga www.bota.al

Related

Top Lajm 6807364762032929930

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item