Për 1 birrë, 60 shqiptarë e italianë përleshen me njëri-tjetrin

Një grup italianësh dhe shqiptarësh janë përfshirë në një sherr masiv në orët e para të së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në Palestrin...


Një grup italianësh dhe shqiptarësh janë përfshirë në një sherr masiv në orët e para të së mërkurës.
Ngjarja ka ndodhur në Palestrina, në jug të Romës. Mediat italiane raportojnë për më shumë se 60 persona të përfshirë në sherr.
Mes 7 të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë, me inicialet B.C 26 vjeç dhe K.D. 25 vjeç. Sherri nisi kur dy shqiptarët shkuan në lokalin e një italiani për të parë ndeshjen Juventus-Bayern.
Aty nisi një debat për birrën e papaguar mes shqiptarit 26-vjeçar dhe pronarit të lokalit, që punon edhe banakier në lokalin e tij.
Sipas dëshmimi në polici, shqiptari u ndje i fyer nga pronari i lokalit i cili përdori fyerje ndaj tij. Sherri vazhdoi edhe jashtë lokalit, ku erdhën gjithashtu disa shqiptarë të tjerë.
Po kështu u mblodhën edhe italianë. Në total rreth 60 vetë, të cilët u përleshën me njëri-tjetrin. Policia ka shpallur në kërkim edhe 15 persona./LAPSI.AL/

Related

Kronika 4118593848751049001

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item