Pentagoni sfidon hacker-at: Provoni hyni në faqen tonë

Departamenti Amerikan i Shetit, ka nisur një program pilot, për të provuar sigurinë e tij informatike. Qeveria e SHBA, duke ndjekur ...


Departamenti Amerikan i Shetit, ka nisur një program pilot, për të provuar sigurinë e tij informatike.
Qeveria e SHBA, duke ndjekur dhe mënyrën që veprojnë kompani si Google apo Facebook, që prej kohësh ofrojnë shpërblime për ata që gjejnë të “çara” në sistemet e tyre, i ka kërkuar hacker-eve të provojnë të thyejnë kodet e sigurisë, duke i paguar ata.
Në këtë mënyrë mund të rregullohen edhe elemente që mund të jetë lehtësisht të aksesueshëm.
Programi pilot do të nisë muajin e ardhshëm, ndërkohë që Pentagoni duhet të zgjidhë problemet ligjore për të autorizuar të ashtuqujaturit “Hacker të mirë”, që do të dhunojnë faqen e tij.
“Do të ftojmë hacker të përgjegjeshëm, që të testojmë sigurinë tonë informatike”, ka thënë sekretari i Mbrojtjes Ash Carter, sipas të cilit programi do të lejojë të  “përmirësohet siguria kombëtare “.
“Është më mirë që të zbulojmë “dobësinë” tonë në këtë mënyrë, sesa një hacker me qëllime të këqija, të vjedh informacione apo të kompromentojë sistemin”.


Related

Teknologji 5734735536946743379

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item