Paris SG dhe Benfika kalojnë në çerekfinale të Championsit

Paris SG dhe Benfika janë dy skuadrat e tjera që janë kualifikuar sonte në çerekfinale të Champions League. Në ndeshjen e luajtur në...


Paris SG dhe Benfika janë dy skuadrat e tjera që janë kualifikuar sonte në çerekfinale të Champions League.
Në ndeshjen e luajtur në “Stamforf Bridge” kundër Çelsit, skuadra e Blank ka fituar 2-1, ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar po me të njëjtin rezultat në “Parkun e Pricave” dy javë më parë.
Ndeshja u zhbllokua nga Rabiot në minutën e 16-të, i cili shërbehet saktë në zonë nga Ibrahimoviç dhe shënon me portën e boshatisur. Por Çelsi ka rihapur garën me golin e barazimit nga Diego Kosta në minutën e 27-të.
Ndeshja ka qenë emocionuese dhe në pjesën e dytë, Ibrahimoviç dyfishon rezultatin në minutën e 67-të, duke shënuar golin e kualifikimit. Kanë qenë të kota përpjekjet e londinezëve, të cilët pas këtij eliminimi, kanë si objektiv vetëm një vend në Ligën e Europës në kampionatin anglez.
Ndërkohë në stadiumin “Petrovskij” të Shën Petërsburgut, ka përfunduar 2-1 për portugezët ndeshja mes Zenitit dhe Benkfikës, me këta të fundit që marrin biletën për në çerekfinalet e Champions League, aty ku presin Real Madrid dhe Volfsburg.
Hulk ishte ai që zgjoi shpresat për një përmbysje të rusëve pas humbjes së ndeshjes së parë me rezultatin 1-0. Goli i brazilianit u shënua në minutën e 69-të, por në të 85-ën vjen barazimi nga mesfushori argjentinas Gaitan, ndërsa në minutën e 96-të shtesë, Anderson Taliska dyfishoi rezultatin.

Related

Sport 7244765823515905859

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item