Papa Françesku pushton Instagramin! 100.000 follower në 1 orë!

Fati e desh që Papa Françesku të vihej në krye të Papatit në një kohë kur zhvillimet teknologjike dhe interneti kanë pushtuar çdo aspe...


Fati e desh që Papa Françesku të vihej në krye të Papatit në një kohë kur zhvillimet teknologjike dhe interneti kanë pushtuar çdo aspekt të jetës së tokësorëve. Dhe Papa nuk bën përjashtim nga tokësorët e tjerë, por është bashkuar me zhvillimet teknologjike.
 
Lëvizja e fundit e kreut të Vatikanit është një llogari në rrjetion social Instagram. Vetëm një orë pasi hapi llogarinë në Instagram, numri i ndjekësve arriti në 100.000! Shifër që u gjashtëfishua vetëm disa orë më pas.
 
Deri më tani Papa ka postuar vetëm dy foto, të cilat kanë marrë dhjetra mijëra pëlqime dhe komente.
 
Edhe pse nuk ishte një “selfie”, foto e parë e Bergolios i gjunjëzuar, mbante mesazhin “Lutuni për mua” në 9 gjuhë të ndryshme.
 
Ndjekësit e shumtë të Kishës Katolike po prisnin që të enjten kur u dha lajmi se Papa do t’i bashkohej rrjetit social, me emrin “Franciscus”. Por edhe pse kjo llogari do të jetë e ndarë nga ajo zyrtare e Vatikanit, do të mirëmbahet nga pjestarë të tij.
 
Vetëm pak javë më parë, Papa ishte takuar me CEO-n e Instagram, Kevin Systrom, me të cilin diskutoi mbi fuqinë e fotografisë për të bërë bashkë njerëzit me kultura dhe gjuhë të ndryshme.

Related

Top Lajm 4310568369883999006

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item