Pamje nga aksioni dhe momenti kur kapet autori i sulmeve terroriste të Parisit (VIDEO)

I shumëkërkuari Salah Absedlam është plagosur dhe arrestuar nga forcat belge gjatë një operacioni të zhvilluar në lagjen Molenbek të ...



I shumëkërkuari Salah Absedlam është plagosur dhe arrestuar nga forcat belge gjatë një operacioni të zhvilluar në lagjen Molenbek të Brukselit.
Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Drejtësisë belge dhe burime policore.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person përveç Abdeslam.
Sahal është i dyshuari kryesor i sulmeve të Parisit nëntorin e kaluar, ku 130 persona humbën jetën.
Kryeminintri i belgjikës, Charles Michel, është detyruar të largohet menjëherë nga Samiti i emigrantëve BE-Turqi, i cili u finalizua me një marrëveshje që pritet të impelmentohet që prej kësaj të diele.
Me herët shenjat e gishtave dhe gjurmë të tjera të Abdeslam u gjetën gjatë bastijes së një apartamenti në zonën e Molenbeek, të cilat siç duket kanë shërbyer si indicie për arrestimin e tij.
26-vjeçari shtetas francez, i lindur në Bruksel, kishte jetuar në Molenbeek para sulmeve të 13 nëntorit.
Ai besohet të jetë kthyer në Belgjikë menjëherë pas sulmeve, ku vëllai i tij Brahim hodhi veten në erë.
Zyrtarët kanë identifikuar shumicën e personave që besohet se kanë kryer sulmet.
Shumica e tyre vdiqën ose gjatë sulmeve, ose janë vrarë në sulmet e mëvonshme të policisë.
Më herët gjatë kësaj jave, policia belge kreu një bastisje të një apartamenti në periferi të Belgjikës, mbi dyshime për terrorizëm.
Por gjatë operacionit, tre persona u kundërpërgjigjën me armë zjarri.
Si pasojë, disa oficerë të policisë u plagosën, ndërkohë që një prej tre personave që ndodheshin në apartament humbi jetën.
Ai u identifikua më vonë si Mohamed Belkaid.

Related

Video 7984239445963950953

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item