Operacioni “Struga”, në pranga 3 persona të kapur me kokainë e kanabis (VIDEO)

Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Struga” vuri në pranga Antonio Ruçin 27 vjeç banues në Tiranë, Fluturim Kica 28 v...


Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Struga” vuri në pranga Antonio Ruçin 27 vjeç banues në Tiranë, Fluturim Kica 28 vjeç dhe Zulfi Ademi 45 vjeç, të dy lindur dhe banues në Strug, për shitje të lëndës narkotike. Arrestimi u bë nga seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja” në rrugën “Myslym Keta”. Tre personat po lëviznin me automjetin tip “Mercedez Benz” me targa maqedonase SU 5175 AB që drejtohej nga Zylfi Ademi, i dënuar më parë për plagosje. Nga kontrolli fizik i ushtruar në automjet u gjet e mbështjellë një material celefoni (qese) me ngjyrë kafe e mbushur me lëndë narkotike e dyshuar si kokainë me peshë 100 gram. Gjatë kontrollit personal të shtetasit Fluturim Kica në xhepin e pantallonave i është gjetur një qese me ngjyrë të verdhë e mbushur me lëndë narkotike e dyshuar si kanabis e cila rezultoi me peshë 8.8 gram. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi dhe dy automjete dhe 4 telefona celular. Sipas foecave të policisë këta shtetas e shpërndanin lëndën narkotike në zonën e ish-Bllokut dhe në afësi të Shkollës së Bashkuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”.


Related

Kronika 1267143059880337617

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item