Njeriu që mbron Abdeslam: Njihuni me ‘avokatin e plehrave’

Sven Mary ka fituar pseudonimin ‘avokati i plehrave’ për shkak se ka mbrojtur një seri me kriminelë të njohur në Belgjikë. Por profi...


Sven Mary ka fituar pseudonimin ‘avokati i plehrave’ për shkak se ka mbrojtur një seri me kriminelë të njohur në Belgjikë.
Por profili i tij do ndërkombëtarizohet për shkak të klientit të fundit: i dyshuari për sulmet terroriste të Parisit, Salah Abdeslam.
Sipas BBC, Mary, dikur ishte një futbollist me ekipin e Anderlehtit në Belgjikë, derisa u dëmtua.
Të njëjtin shpirt gare duket se e ka përdorur për vokacionin e tij të ri.
“Nëse dikush përshkruhet si armiku publik numër një, dua të luftoj atë abuzim të pushtetit,” thotë ai.
Atij iu desh të përsëriste vitin e parë të Juridikut tre herë, por tanimë shihet si një prej avokatëve më të përgatitur në Belgjikë.
Mary kishte nisur përgatitjet për të mbrojtur Abdeslam që në janar, kur ai ishte në arrati, pasi u kontaktua nga një i afërm i tij.
Abdeslam u kap javën e shkuar në Bruksel.
Abdeslam nuk e mohon praninë e tij në sulmet brutale të Parisit.
Në të vërtetë, Mary tha se nuk shqetësohet pse duhet të mbrojë një linjë të tillë.
Në vend të kësaj, Mary tha se do fokusohet tek procedura, duke akuzuar ministrin e Jashtëm belg për interferencë politike dhe autoritetet franceze se kanë humbur ekuilibrin ligjor duke kërkuar ekstradimin e klientit të tij.
“Ne duhet të ndalim gjunjëzimin, duhet të ndalojmë këtë kompleksin e fajit që ekziston në Belgjikë në lidhje me sulmet në Francë,” tha ai.
Ai po ashtu do të padisë prokurorin francez, Francois Molins, pasi ky i fundit zbuloi se Abdeslam kishte braktisur planet për të hedhur veten në erë. Mary thotë se ky është dhunim i konfidencalitetit gjyqësor.
Pavarësisht kësaj, Mary tha se klienti i tij po bashkëpunon me autoritetet dhe se nuk ka asnjë arsye pse ai të mos shkojë në Francë.
Avokati belg nuk është i pari që akuzohet për mungesë të parimeve.
Por ai thotë se ka mbrojtur edhe viktimat e një sulmi të tmerrshëm me acid dhe nuk përfaqëson kurrë anëtarët e të djathtës ekstreme në një gjyq.
Të gjithë të pandehurit kanë të drejtën e një avokati, nuk ka rëndësi sa të tmerrshme janë krimet e tyre- kjo është esenciale për një gjykim të drejtë.
Jo gjithkush mendon se ai po bën punën e tij. Në mediat sociale e kanë quajtur çnjerëzor dhe të pashpirt.
Ata thonë se ai po shfrytëzon një tragjedi për publicitetin e tij.
Por Mary thotë se është i motivuar nga ‘lufta kundër mosndëshkueshmërisë dhe abuzimi me pushtetin’.
“A ju kujtohen konferencat për shtyp të prokurorëve ditë e natë pas sulmeve? U sëmura nga mënyra se si po e shfrytëzonin frikën për të fituar akoma më shumë pushtet”, tha ai.


Edhe disa pamje të tjera dramatike nga zhvillimet e sotme në Brukselpas sulmeve terroriste
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016



Bruksel, 22.03.2016, 09:06
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


"Ju nuk do ta keni urrejtjen tonë" - njerëzit reagojnë në rrugët e Brukselit
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Ushtria dhe policia në çdo rrugicë të Brukselit
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Disa sekonda pas shpërthimit në Bruksel
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës, dy prej të cilëve të verifikuar në aeroportin Zaventem, ndërsa dy të tjerët në dy stacione metroje në zemër të kryeqytetit belg.Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për të paktën 34 viktima, 14 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport dhe 20 në stacionet e metrove. Gjithashtu, flitet për rreth 130 të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris. Nga raportimet e mediave lokale mësohet se, aeroporti është evakuuar, ndërsa fluturimet janë anuluar. Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë tek kompleksi. Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara.Ndërkohë, një shpërthim tjetër është verifikuar rreth një orë më vonë në stacionin e metrosë Maalbeek, fare pranë selisë së Komisionit Europian. Re të zeza tymi janë ngritur në rrugë dhe paniku ka përfshirë kalimtarët. Ai është pasuar nga një tjetër shpërthim në stacionin Schumann.Transmetuesi belg RTBF citoi një dëshmitar të thoshte se, në ambientet e aeroportit kishte njerëz të shtrirë në tokë, të plagosur ose pa ndjenja, shumica e të cilëve në zonën e nisjeve, përballë hotel “Sheraton”.Ndërsa një punonjës i aeroportit tha për televizionin holandez VRT: “Po bëja një moment pushim kur papritur dëgjova dhe ndjeva një shpërthim të madh. këtej nga jam shoh shtëllunga tymi të zi të ngrihen nga zona e nisjeve”. “Dritaret janë të thyera, njerëzit kanë dalë jashtë nga frika. Gjërat nuk duken mirë”, tregoi dëshmitari.Ndërsa dëshmitarë të tjerë thanë se para shpërthimeve kishin dëgjuar të shtëna dhe thirrje në gjuhën arabe, duke ngritur dyshimet për sulme kamikaze. Të dhëna të mëtejshme sugjerojnë se brenda aeroportit është gjetur edhe një bombë e pashpërthyer.Situata ka futur në kaos kryeqytetin belg, atje ku nodhen institucionet kryesore të Bashkimit Europian. Autoritetet kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve publike si trenët, metrotë dhe tramvajet, pa harruar këtu pezullimin e të gjitha fluturimeve nga aeroporti.
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Sulmet në Bruksel, NYPD dhe FBI ndjekin nga afër ngjarjetNgjarjet e Brukselit i kanë kaluar kufijtë e Europës. Në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po monitoron me vëmendje situatën në Belgjikë dhe është në kontakt me homologët e saj europianë dhe FBI-në.Sipas gazetës së NYPD, departamenti ka vënë në punë njësi operative shtesë përgjatë gjithë qytetit, përfshirë këtu Komandën e Reagimit Kundër Terrorizmit, Grupin e Reagimeve Strategjike dhe Grupet Hercules. Skuadrat në fjalë janë vendosur në zonat e populluara të Nju Jorkut dhe në lokalitetet tranzitore përreth qytetit, për të garantuar sigurinë. “Për momentin nuk ka ndonjë të dhënë që të tregojë se sulmet në Bruksel kanë ndonjë lidhje me Nju Jorkun, por ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën në Belgjikë, bashkë me Task Forcën kundër Terrorizmit dhe FBI-në, duke koordinuar forcat”, njofton NYPDNews. Në edicionin e saj online, gazeta vë në dukje se, sulmet në Bruksel vijnë në një kohë kur qeveria federale ka vendosur të shkurtojë me 90 milionë dollarë fondet kundër terrorizmit për Departamentin. “Çdo shkurtim fondesh për Nju Jorkun, që njihet botërisht si shënjestra kryesore e terroristëve në Shtetet e Bashkuara, do të ishte një veprim i papërgjegjshëm”, vlerëson gazeta.
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Bruksel sot
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016


Pamje të tjera shumë DRAMATIKE nga sulmet terroriste në Bruksel
Posted by Tetova News on Tuesday, March 22, 2016

Related

Botë 894261056403273201

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item