Njeriu i pavdekshëm?

Ndërkohë që shumë kompani teknologjike po punojnë për të ndërtuar aplikacione dhe media sociale, të cilat mund të ndikojnë mbi jetën ton...


Ndërkohë që shumë kompani teknologjike po punojnë për të ndërtuar aplikacione dhe media sociale, të cilat mund të ndikojnë mbi jetën tonë, një miliarder rus po mundohet që të ndryshojë as më shumë e as më pak sesa vetë fatin e njerëzimit, duke na bërë të pavdekshëm.
Por si mund të arrihet kjo sipas Dmitry Itskov? Duke ngarkuar trurin e njeriut në një sistem kompjuterik, pra në një robot.

“Brenda 30 viteve të ardhshme”, premton Itskov. “Unë do te siguroj se ne të gjithë do të mund të jetojmë përgjithmonë”. Kjo tingëllon absurde, por sikurse shkruan BBC-ja, nuk ka dyshim ne seriozitetin e të folurit të 35-vjeçarit, i cili thotë se u largua nga bota e biznesit për t’ju përkushtuar diçkaje me të dobishme për njerëzimin.

“Unë jam 100% i sigurt se do ta realizoj, përndryshe as nuk do ta kisha filluar këtë rrugë”, e mbyll ai.

Kjo është një ambicie që të lë pa frymë, por në të vërtetë si mund të behet?

Ndonëse vdekja është një proces i pashmangshëm, rusi kërkon të shfrytëzojë teknologjinë për të zhbllokuar të fshehtat e trurit të njeriut dhe pastaj te ngarkoje mendjen e një individi në një kompjuter, të liruar nga kufizimet biologjike të trupit.

Pra, qëllimi përfundimtar i planit te miliarderit rus është transferimi i personalitetit të dikujt në një trup krejt të ri.

Truri ynë është i përbërë nga rreth 86 miliardë neurone, qeliza të lidhura që dërgojnë informacion me njëra-tjetrën, por mënyra sesi truri ynë gjeneron mendime është një mister i pazbërthyeshëm në shkencë.

Edhe pse Dmitry Itskov ka hapur një sfidë të madhe, për drejtorin e një instituti neuroshkencor, Randal A. Koene, të gjitha provat thonë se në teori kjo mund të realizohet, veçse ka një vështirësi të madhe.

Related

Mistere 5683458128954274255

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item