Një veçori e fshehtë e Galaxy S7

Ndryshe nga celularët e tjerë të mëparshëm të Samsung, në Galaxy S7 mund t’i instaloni në mënyrë të sigurt aplikacionet edhe në mikro-...


Ndryshe nga celularët e tjerë të mëparshëm të Samsung, në Galaxy S7 mund t’i instaloni në mënyrë të sigurt aplikacionet edhe në mikro-kartën SD.
Samsung kishte thënë se e kishte bllokuar këtë funksionalitet, për shkak se nuk dëshironte t’i hutonte poseduesit e celularit ose të dëmtoheshin instalimet e aplikacioneve kur karta të hiqej përderisa celulari ishte i ndezur.
Por, Droid Life ka publikuar disa fotografi që e dëshmojnë se Samsung e ka sjellë këtë veçori në celularët Galaxy, transmeton Gazeta Express.
Sapo të instalohet një aplikacion, përdoruesit mund të shkojnë në Settings, Storage, dhe t’ia ndryshojnë vendin e instalimit nga hapësira interne në hapësirën e kartës.
Samsung ka konfirmuar se kjo veçori në fakt është në funksionalitet.

Related

Teknologji 8896036405394422990

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item