“Ngatërrestari” Trump sulmohet ashpër nga demokratët

Hillary Clinton dhe Bernie Sanders akuzuan Donald Trumpin se po nxit dhunë me fushatën e  tij elektorale. Ish-Sekretarja e Shtetit e qua...


Hillary Clinton dhe Bernie Sanders akuzuan Donald Trumpin se po nxit dhunë me fushatën e  tij elektorale. Ish-Sekretarja e Shtetit e quajti Trumpin një fanatik dhe e akuzoi se ai ka kryer zjarrvënie politike, ndërsa gurvantori i Vermontit e etiketoi miliarderin njujorkez si një gjënjeshtar patologjik.

"Është e qartë se Donald Trumpi po zhvillon një fushatë shumë cinike dhe fut në konflikt grupe të ndryshme amerikanësh. Ai po trafikon dhe frikën dhe urrejtjen. Ai nxit dhunën me komentet e tij”, deklaroi Clinton. Komentet e saj pasuan ato të rivalit demokrat Bernie Sanders, i cili gjithashtu nuk i kurseu sulmet ndaj biznesmenit që po trazon politikën në SHBA.

"Hezitoj që ta them këtë sepse nuk më pëlqen të ofendoj figura publike, por Donald Trump është gjënjeshtar patologjik. Për më tepër nxit dhunë duke ofruar shpenzimet ligjore për dikë nga mbështetësit e tij që grushtoi një protestues”, deklaroi Sanders, duke shtuar se Trumpi duhet të ulë tonet e tij dhe të bëjë të qartë se dhuna nuk është e pranueshme në procesin politik amerikan.

Por është pikërisht toni i lartë dhe retorika plotësisht e ndryshme nga norma që i kanë dhënë Trumpit një mbështetje të madhe popullore, duke e vendosur në krye të garës republikane. Analistët sugjerojnë se ndërsa Trumpi i afrohet gjithnjë e më shumë kandidaturës presidenciale, sulmet ndaj tij do të shtohen jo vetëm nga rivalët brenda partisë, por edhe ata nga krahu tjetër politik. Në fund të fundit, kandidimi i Trumpit për presidencën dhe fitorja e tij e mundshme e postit në Shtëpinë e Bardhë do të ishte një goditje shumë e rëndë për politikën amerikane që do të merrte një leksion nga dikush që vetëm eksperiencë politike nuk ka.

Related

Top Lajm 6589842545031631542

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item