Nga zemra te sheqeri në gjak: 11 përfitimet shëndetësore nga fasulet

Raftet e supermarketeve janë të mbushura me thesare të fshehura të cilat nuk duhet të kaloni pa i parë. Një prej tyre janë fasulet, që ...


Raftet e supermarketeve janë të mbushura me thesare të fshehura të cilat nuk duhet të kaloni pa i parë. Një prej tyre janë fasulet, që shihet si ushqimet më të neglizhuara.
Fasulet të ofrojnë përfitime të panumërta shëndetësore, dhe ata përshtaten me grupe të ndryshme ushqimore. Janë të pasura me karbohidrate komplekse siç ka buka dhe niseshteja. Janë një ushqim me bazë bimore, dhe kur gatuhen në shtëpi futen në grupin e perimeve, duke ofruar një grup vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh si zarzavatet e tjera. Fasulet edhe pse kanë ekzistuar prej shekujsh, janë një super-ushqim i kohëve moderne, ja disa arsye:
1 – Përmirësojnë shëndetin e zemrës
Fasulet janë të shëndetshme për zemrën sepse përmbajnë një bollëk fibrash të tretshme, që ulin kolesterolin dhe trigliceridet.
2 – Kanë pak yndyrë
2
Shumica e fasuleve kanë rreth 2 deri 3% yndyrë, dhe nuk përmbajnë kolesterol, nëse ata janë të përpunuara ose të përgatitura me përbërës të tjerë.
3 – Përmbajnë proteina
3
Udhëzimet Dietike Amerikane thonë se ne duhet të hamë më shumë proteinë. Rreth gjysmë filxhani fasule përmban 7 gram proteinë.
4 – Balancojë nivelin e sheqerit në gjak
4
Me një indeks të ulët glycemie, fasulet përmbajnë një përzierje të mirë të karbohidrateve komplekse dhe proteinave. Për shkak të kësaj, fasulet treten ngadalë, e cila ndihmon në mbajtjen e glukozës në gjak në nivele të qëndrueshme, dhe mund të zvogëlojë lodhjen dhe nervozizmin.
5 – Reduktojnë rrezikun e kancerit
5
Shkencëtarët rekomandojnë që të rriturit duhet të konsumojnë 3 filxhanë fasule në javë për të promovuar shëndetin dhe për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve kronike si kanceri.
6 – Parandalojnë kapsllëkun
6
Të mbushur me fibra, fasulet mund të nxisin rregullsinë në jashtëqitje duke parandaluar kapsllëkun. Për të maksimizuar ushqimin tuaj, duhet t siguroheni për ta shoqëruar me lëngje të shumta, ashtu si edhe me ujë.
7 – Ju kënaqin
7
Duke qenë se fasulet metabolizohen më ngadalë se karbohidratet e tjera komplekse, atom und t’ju vijnë në ndihmë për të rënë në peshë, duke jua bërë stomakun të duket plot, pa qenë nevoja të merrni kalori më tepër.
8 – Janë të përshtatshme
8
Të konservuara, të ngrira apo të thata, fasulet gjenden në lloj-lloj formash, madje edhe në fromën e miellit.
9 – Nuk janë të kushtueshme
9
Fasulet janë burimi i proteinave më pak i shtrenjtë, sidomos kur krahasohen me mishin e freskët.
10 – Përmbajnë shumë lëndë ushqyese
IMG_0897
Përveç proteinave, fasulet përmbajnë karbohidrate komplekse dhe fibra, si dhe antioksidantë, vitamina dhe minerale, të tilla si bakër, hekur, magnez, mangan, fosfor, kalium dhe zink.
11 – Janë të gjithanshme
11
Ato mund të përfshihen në një pjatë kryesore, pjatë të dytë, meze ose rostiçeri. Është e lehtë të bësh gjëra krijuese me fasulen. Merrni forma, madhësi dhe forma të ndryshme.

Related

Shëndet & estetikë 2133736142785155288

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item