Nga kosi te hudhrat, këta janë 9 ushqimet që rinojnë zemrën

Afër 50% e të gjitha vdekjeve nga ataku kardiak mund të parandalohen me disa ndryshime të vogla në mënyrën e të ushqyerit. Presioni ...


Afër 50% e të gjitha vdekjeve nga ataku kardiak mund të parandalohen me disa ndryshime të vogla në mënyrën e të ushqyerit.
Presioni i lartë i gjakut, obeziteti, kequshqyerja, pirja e duhanit dhe diabeti e rrisin moshën e zemrës duke e kthyer gati-gati në një bombë me sahat. Por ka shpresë për ta kthyer mbrapsht orën e zemrës suaj. Sipas studimeve, 50% e të gjithë vdekjeve nga ataku kardiak mund të parandalohen me disa ndryshime të vogla në mënyrën e të ushqyerit. Kështu që merreni shëndetin e zemrës suaj në dorë. Revista “Eat This, Not That” ka identifikuar disa nga ushqimet absolutisht më të mira që mund të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore për mirë zemrën tuaj.
1: Çokollata e zezë
Ky është një super lajm për të apasionuarit e çokollatës. Me dhjetëra studime kanë treguar se njerëzit që konsumojnë kakao, apo konsumojnë çokollatë të zezë janë në formë më të mirë kardiovaskulare se ato që nuk e konsumojnë. Një studim 9 vjeçar ka treguar se gratë që konsumonin çokollatë të zezë të cilësisë së lartë, të paktën dy herë në javë, rrezikonin 32% më pak për të pasur problem me zemrën se ato që i thonin jo kakaos. Një tjetër studim tregonte gjjithashtu se meshkujt që hanin më shumë çokollatë në javë, kishin 17% më pak rrezik për të patur një atak kardiak. Studiuesit ia atribuojnë të mirat shëndetësore të kakaos, polifenoleve dhe flavanoleve, përbërës anti-inflamatorë që ndihmojnë për të mbrojtur zemrën. Çokollata më e shëndetshme e zezë përmban 74% apo më shumë kakao, por nëse je vërtet serioz për shëndetin e zemrës mos blini asgjë që ka më pak se 60% kakao.
2: Bishtajoret
Soja është një ushqim i shkëlqyer pasi është një burim magnezi, folati dhe kalium. Këto përbërës mund të ndihmojnë për të ulur presionin e gjakut dhe ndihmojnë në shëndetin e zemrës, duke ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Fibrat mbrojnë zemrën duke i dhënë një shtysë aftësisë së trupit për të prodhuar lipoproteinë, të cilat bëjnë të mundur largimin e kolesterolit nga gjaku. Bishtajoret dhe fasulet në veçanti janë gjithashtu një burim i shkëlqyer. Studiuesit kanë analizuar një numër studimesh dhe kanë zbuluar se rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare ishte shumë herë më i vogël për çdo 7 gramë fibra të konsumuara.
3: Domatja
Kush i ka domatet pikë të dobët duhet të gëzohet, pasi ato janë të pasura me likopen një antioksidant që ndryshe nga ushqimet e tjera rritet akoma më shumë pasi gatuhet. Studime të shumta kanë treguar një lidhje mes konsumit të domateve të pasura me likopen dhe rrezikut të ulët ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, dëmtimit të lëkurës dhe disa tipe kanceri.
4: Arrat
Ndoshta kjo është mënyra e natyrës për të na dhënë një shenjë: arrat në formë zemre janë plot me antioksidantë dhe omega-3 që mund të ulin në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Konsumi i një grushti të vogël me arra katër ose pesë herë në javë, mund të ulë rrezikun me gati 40%.
5: Farat e linit
Vetëm një lugë me fara lini dhe merrni 55 kalori dhe tre gram fibra. Dhe nëse nuk ju kemi bindur akoma, mund t’iu themi se farat e linit janë një bimë e pasur me omega-3 që ndihmojnë në uljen e inflamacioneve, në luhatjen e humorit dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së zemrës dhe të diabetit. Një dietë e pasur me këto yndyrna të shëndetshme, që gjenden tek farat e linit rrisin nivelin e mirë të kolesterolit HDL
6: Hudhra
Edhe pse shpesh u qëndrojmë larg për shkak të erës, hudhrat e thara kanë më shumë antooksidantë të shëndetshëm për zemrën se ato të thara. Shumë kompani tani nisur të prodhojnë pilula me ekstraktin e hudhrës, duke qenë se nuk ka erë dhe ka rezultuar se ajo ndihmon në parandalimin e bllokimit të arterieve.
7: Kos
Një studim në më shumë se 2.000 persona ka treguar se ata që konsumojnë 2% të të gjithë kalorive të tyre nga kosi, që do të thitë një filxhan kos të paktën një herë në tre ditë, kanë 31% më pak rrezik ndaj hipertensionit se ata që konsumojnë kos më rrallë. Kjo për shkak dy përbërësve kryesorë, që është vitamina D dhe kalciumi. Por kosi ka dhe kalium, që është e provuar që ul presionin e gjakut.
8: Patate të ëmbla
Mbreti i karbohidrateve të ngadalta (që do të thotë se treten ngadalë duke bërë që të ndihesh plot dhe më energjik për një kohë të gjatë), patatet e ëmbla janë të mbushura me fibra dhe ushqyes që mund t’ju ndihmojnë që të digjni dhjam. Përbërësit magjikë këtu janë karotenoidi, antioksidanti që stabilizon nivelet e sheqerit në gjak dhe ulin rezistencën e insulinës, që parandalon që kaloritë të konvertohen në dhjam. Që do thotë se ulin rrezikun e diabetit, që është dhe një nga rreziqet më të mëdha për zemrën dhe iu japin më shumë energji për të djegur në palestër.
9: Kikirikë të zier
Kikirikët zihen me gjithë lëkurën e hollë të kuqe, të cilën ne e heqim para se t’i konsumojmë. Kikirikët e zier kanë më pak kalori dhe më pak yndyrna se ato normal apo të pjekur. Përgjithësisht arrorët, ku përfshihen dhe kikirikët janë një burim shumë i pasur me fibra.

Related

Shëndet & estetikë 8073533842994682995

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item