Nga fotot nudo drejt Shtëpisë së Bardhë: 6 fakte për Melania Trump

Ajo ka qenë një modele e suksesshme dhe tashmë garon për t’u bërë Zonja e Parë. Por ka disa fakte që ndoshta nuk i dini mbi Melania ...


Ajo ka qenë një modele e suksesshme dhe tashmë garon për t’u bërë Zonja e Parë.
Por ka disa fakte që ndoshta nuk i dini mbi Melania Trump, gruan e miliarderit njujorkez Donald Trump.
1.Melania u lind në ish-Jugosllavi me emrin Melanja Kanvs, një familje modeste sllovene. Nëse Trump zgjidhet president, Melania do të jetë femra e dytë në historinë e SHBA që bëhet Zonja e Parë, pas gruas së John Quincy Adams, Louisa, që kishte lindur në Angli.
2.Ndryshe nga stereotipi i modeleve që janë jo shumë të zgjuara, Melania është tejet e edukuar. Ajo studioi në Universitetin e Ljubjanës dhe flet 4 gjuhë rjedhshëm, Anglisht, Sllovenisht, Fërngjisht dhe Gjermanisht.
3.Melania nisi modelimin në moshën 16 vjeç dhe brenda dy vjetësh firmosi një kontratë të rëndësishme në Itali. Pasi punoi në Majemi dhe Paris u transferua në Nju Jork në 1996 ku doli në kopertinat e: Vogue, Vanity Fair, GQ, Glamour, Elle, FHM etj.
4.Melania e njohu Donald Trumpin në 1998 në një festë mode, por megjithëse u lidhën pas pak javësh, ata u martuan vetëm në vitin 2005. Donald Trump thotë se asnjëherë nuk është grindur me Melanian. E çuditshme duke parë sa grinjar është Donald!
5.Shumë njerëz mendojnë se ajo u lidh me Donald për paratë e tij, por Melania ka treguar se nuk është shumë e lidhur me paratë. Ajo ka dhuruar shumë të mëdha për bamirësi për Kryqin e Kuq amerikan, e shumë shoqata të tjera.
6.Ashtu si Donald, edhe Melania është një sipërmarrëse e suksesshme. Ajo ka ngritur një kompani argjendarie në 2013 të quajtur “Melania Timepieces and Jeëelry”, dhe ka edhe një firmë për kremëra të quajtur “Melania Caviar Complex”. Të dyja ecin shumë mirë./ Përgatiti Amarildo Lumani
TemA











Related

Showbiz 3737343584405034968

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item