Mitt Romney: Donald Trump, një mashtrues hipokrit që po luan me amerikanët

Ish-kandidati republikan për President në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara, Mitt Romney mbajti një fjalim tepër të ashpër këtë të...


Ish-kandidati republikan për President në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara, Mitt Romney mbajti një fjalim tepër të ashpër këtë të enjte kundër Donald Trump, duke kritikuar atë për të gjithë kaosin që ka përfshirë partinë.
Me akuza të forta nga fillimi e deri në fund ndaj Trumpit, Romney u bëri thirrje republikanëve ta refuzojnë kandidaturën e biznesmenit miliarder, në zgjedhjet që – sipas tij, – do të kenë pasoja të thella për Partinë Republikane dhe, mbi të gjitha, për vendin.
“Donald Trump është një njeri hipokrit, mashtrues”, tha Romney në fjalimin e mëngjesit të së enjtes në Institutin “Hinckley” të Politikës në Universitetin e Utah. “Premtimet e tij janë po aq të pavlefshme, sa një diplomë e Universitetit Trump. Ai po e konsideron publikun amerikan si persona të lehtë për t’u manipuluar. Me këtë ai synon të shtrojë rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë, ndërsa ajo që fitojmë ne është një kapelë e mbushur me morra”.
Romney, kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të 2012-s, fillimisht njoftoi se do të garonte sërish, përpara se të shpallte në janar tërheqjen përfundimtare. Fjalimi i tij në Utah, ku ka edhe një shtëpi banimi, vjen në rrethana kritike për Partinë Republikane, teksa marshimi i Trumpit drejt nominimit ka ndezur alarmin mes udhëheqësve konservatorë, të cilët kanë frikë se ai do t’i humbasë zgjedhjet e përgjithshme dhe do të nxijë “markën” e partisë për një gjeneratë të tërë.
“E kuptoj irritimin që ndiejnë amerikanët sot, – tha Romney. – Në të kaluarën, presidentët tanë kanë ditur si ta kanalizojnë irritimin dhe ta farkëtojnë atë në vendosmëri, në durim, në prioritete dhe në dëshirën për të mposhtur armiqtë e lirisë. Irritimi ynë është transformuar në energji për të prodhuar të mira. Trump po e drejton irritimin tonë jo për qëllime fisnike”.
Romney ende nuk e ka shpallur zyrtarisht se cilin kandidat mbështet në garën presidenciale të 2016-s, ndërsa ndihmësit e tij thanë të mërkurën se nuk pritet ta bëjë këtë gjë në të ardhmen e afërt. Megjithatë, ai ka ruajtur lidhjet me dy kandidatë të tjerë, senatorin Marco Rubio të Floridës dhe guvernatorin e Ohios, John Kasich.
Sa u pëket kandidatëve të tjerë mes republikanëve, Romney tha: “Të vetmet propozime serioze politike, të cilat përballojnë gamën e gjerë të sfidave kombëtare me të cilat përballemi, vijnë nga Ted Cruz, Marco Rubio dhe John Kasich”. Në fjalimin e tij pati kohë edhe për kampin rival demokrat. “Një person i pabesueshëm dhe jo i ndershëm si Hillary Clinton nuk duhet të bëhet President i SHBA. Sigurisht, nëse nominohet Trump nga republikanët, thuajse i kemi dhuruar fitoren asaj”. top channel

Related

Top Lajm 7241629274690664672

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item