Misteri i fëmijëve të egër: Historitë e pabesueshme të fëmijëve të rritur nga kafshët

Historitë e fëmijëve të shpëtuar nga egërsia kanë ngjallur për shumë shekuj mallëngjim, çudi dhe mosbesim. Përrallat e fëmijëve të ado...



Historitë e fëmijëve të shpëtuar nga egërsia kanë ngjallur për shumë shekuj mallëngjim, çudi dhe mosbesim. Përrallat e fëmijëve të adoptuar dhe të rritur nga ujqërit, arinjtë, majmunët dhe kafshë të tjera, e kanë marrë inspirimin e tyre vetë nga realiteti. Pasi bota mesjetare i la vend modernizmit, njeriu i egër apo i pyjeve u shndërrua nga prototipi i kaosit, çrregullimit dhe herezisë, në një njeri harmonik të ndriçuar dhe të kulturuar. Por megjithatë, njeriu i egër mbarte në vetvete edhe egërsinë, edhe sublimen, një imazh i dëshirës ashtu si i mëkatit. Fëmijët e egër të ngjallin edhe keqardhje për braktisjen e tyre çnjerëzore, por edhe çudinë për mënyrën se si i kanë mbijetuar egërsisë së pyjeve.
Mitologjia e lashtë ka shumë histori të fëmijëve të rritur dhe të përkujdesur nga kafshët, por e dhëna e parë e saktë dhe e vërtetuar është regjistruar nga historiani Roman Procopius. Djali i vogël, i braktisur nga nëna e tij gjatë kaosit të luftës gotike 250 vjet para Krishtit, u gjet duke u ushqyer me gji nga një dhi. Kur të mbijetuarit e luftës u kthyen në shtëpitë e tyre, gjetën djalin e vogël i cili jetonte me nënën e tij adoptive, e cila e kishte quajtur Aegisthus. Procopius thonte se e kishte parë vetë fëmijën.
Kamala dhe Amala
Historia e dy vajzave ujkonja indiane, Kamala dhe Amala, është më intriguese dhe është bërë burim debatesh për më shumë se 80 vjet.
Njerëzisht u shtynë të besonin se këto dy vajza, jo motra, të cilat ishin marrë nga kafshët me një diferencë kohore nga njëra-tjetra, u gjetën së bashku në një kope ujqërish nga Reverend Singh. Ai kishte dalë në kërkim të dy fantazmave që ishin parë shpesh nga vendasit dhe me anë të një shpikjeje të tij synonte t’i kapte këto krijesa të pazakonta për t’u hequr frikën fshatarëve. Kur ai i pa ato me sytë e tij, e kuptoi se nuk bëhej fjalë për dy fantazma dhe as për krijesa të çuditshme, por për thjesht dy vajza. Ai i nxorri ato jashtë nga kopeja duke vrarë nënën e tyre ujkonjë.
Vajzat u bënë shumë shpejt objekt vëmendjeje dhe kurioziteti për shumë vizitorë. Fatkeqësisht, vajza më e vogël Amala vdiq një vit pas kapjes, ndërsa Kamala mbijetoi deri në vitin 1929 kur ishte në moshën 17-vjeçare. Edhe pse kur u kap Kamala ecte me këmbë dhe duar, griste çdo rrobë që i vishej dhe gllabëronte ushqimin duke shqyer çdo pulë fatkeqe që i dilte përpara, ajo u mësua më shumë të përdorte sjellje normale njerëzore dhe madje arriti të fliste, edhe pse vetëm fraza të thjeshta.
Opinionet nëse historia e tyre është vetëm një legjendë ose ndoshta mashtrim kanë filluar që në vitin 1920. Charles Maclean iu tipos në kokë se do t’i shkonte kësaj historie deri në fund dhe bëri shumë kërkime të avancuara me qindra dokumentet origjinale që gjendeshin dhe duke udhëtuar për në Indi që ta zbulonte të vërtetën personalisht. Ai ishte gati të shkruante në raportin e tij që e gjithë historia ishte një shpikje brilante e Singh, por arriti të gjente vet atë çfarë ishte për të provë evidente që vërtetonte version e Reverendit.
Fëmijët e egër kanë mahnitur shkencëtarë të fushave të ndryshme, por sidomos ata të fushës së linguistikës dhe psikologjisë njerëzore. Të pamundur për të kryer Eksperimentin e Ndaluar, që konsiston në izolimin e qëllimshëm të një fëmije nga shoqëria njerëzore, shkencëtarët janë mundur më tepër të kryejnë studime të ndryshme mbi dokumentacionin dhe dëshmitë për fëmijët e egër me qëllim që të kuptojnë mekanizmin e zhvillimit njerëzor: si zhvillohet e folura, sjelljet dhe më e rëndësishmja, se çfarë do të thotë të jesh njeri. Në veçanti, ata kanë dhënë një ndihmesë të madhe në gjetjen e një përgjigjeje për pyetjen se ajo që na zgjeron mundësitë dhe aftësitë i dedikohet mënyrës se si lindim apo mënyrës se si rritemi.
Fatkeqësisht nuk ka aq shumë prova të mjaftueshme apo dëshmi të fëmijëve të egër për të kuptuar më mirë psikologjinë e tyre. Gjithsesi, ata vazhdojnë ende të ndezin debate shkencore, të ngjallin kuriozitet dhe të shtojnë dëshirën për kërkime të mëtejshme.
***
Historitë e pabesueshme të fëmijëve të rritur nga kafshët
Histori si ajo e “Moglit” i cili u rrit nga ujqërit nuk ndodhin vetëm nëpër filma por edhe në jetën reale. Website Oddee, na sjell një listë të disa prej historive më të pabesueshme të fëmijëve të rritur nga kafshët.
1 john-Ssebunya
Djali nga Uganda që u rrit nga majmunët.
Pasi pa babain të vriste nënën, 4 – vjeçari John Ssebunya u arratis në xhungël dhe u rrit nga një grup majmunësh deri në vitin 1999 kur u gjend nga njerëzit.
Pas rikthimit në komunitet, John mësoi të fliste dhe të këndonte.
2 natasha
Vajza që u rrit nga macet dhe qentë.
Në 2009 – ën, Natasha, një 5 – vjeçare nga qyetti Chita në Siberi u gjet duke ecur me të katërta gjymtyrët, pinte ujë me gjuhë dhe komunikonte duke lehur.
Policia zbuloi se vajza kishte qëndruar gjatë gjithë jetës së saj e mbylly në një dhomë me mace dhe qen. Dhoma nuk kishte ngrohje, ujë apo banjë. Kur u gjet, Natasha nuk dinte të fliste dhe kapërcente nga njëri cep i dhomës në tjetrin.
3 boy-in-aviary
Vogëlushi që u rrit nga zogjtë në një apartament të vogël.
Në 2008 –ën, një 7 – vjeçar u gjet në një apartament tepër të vogël ku kishte jetuar gjatë gjithë jetës i rrethuar nga zogjtë. Nëna e tij nuk i kishte folur asnjëherë dhe e kishte trajtuar si kafshë. Kur u gjet, ai nuk dinte të komunikonte, por vetëm mund të cicëronte dhe hapte krahët si flatra.
4
Vogëlushi argjentinas për të cilin kujdeseshin macet.
Në vitin 2008, policia argjentinase zbuloi një 1 – vjeçar të braktisur të rrethur nga mace të egra. Felinët e mbajtën vogëlushin gjallë në dimër duke iu shtrirë përsipër dhe e mbanin pastër duke e lëpirë.
Babai i tij tha për policinë se përpara se ta humbte të birin, kishte vënë re se macet kishin qenë gjithë protektive ndaj vogëlushit.
5
Djali që u gjet në strofkullën e ujkut
Në 2007 – ën, punonjës të një spitali zbuluan një djalë të vogël në një strofkull ujërish, të rrethuar nga këto të fundit. Nga gjendja në të cilën ndodhej, ky vogëlush ishte rritur nga ujëqrit, pasi kishte sjellje të egër, thonj si kthetra, dhëmbë të mprehtë dhe ecje të ngjashme me ujqërit.
Lyokha dyshohej se ishte rreth 10 vjeç por origjina e tij vazhdon të mbetet e  panjohur, për shkak se ai u arratis nga spitali pas 24 orëve. Zëra thonë se ai u braktis nga prindërit kur ishte ende foshnje dhe u rrit nga ujqërit.

Related

Suplement 8603956305091924049

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item