Meteori ndriçon qiellin në Skoci (Video)

Një video e publikuar nga BBC tregon një meteor të madh në qiellin e Skocisë verilindore. Policia kishte marrë telefonata të shumta pa...


Një video e publikuar nga BBC tregon një meteor të madh në qiellin e Skocisë verilindore. Policia kishte marrë telefonata të shumta pasi një dritë e fortë dhe e shndritshme në formë rrethore ishte parë në qiell; njerëzit raportonin se kishin parë një dritë blu, të bardhë ose jeshile.
Të tjerë thoshin se kishin dëgjuar një gjëmim të fuqishëm. Drita është shquar në Berwickshire, në kufijtë  e Skocisë dhe të Newcastle, rreth orës 18:45 të së hënës.
Dëshmitarët e përshkuan ndodhinë si “një top të madh zjarri që kaloi me shpejtësi dhe më pas shpërtheu duke ndriçuar të gjithë qiellin”.

Related

Video 6949213833732696693

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item