‘Me kandidimin tim çoj në Shtëpinë e Bardhë Trumpin, s’e dua këtë rrezik’

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg ka deklaruar se nuk do të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë. Bloomberg, një prej nje...


Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg ka deklaruar se nuk do të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë.
Bloomberg, një prej njerëzve më të pasur e me më shumë influencë në SHBA, më herët kishte thënë se po shqyrtonte mundësinë të dilte përballë Donald Trumpin e Hillary Clinton në garën për president të Shteteve të Bashkuara si kandidat i pavarur.
----------------------------------------------

----------------------------------------------------------

“Meqë Kongresi kontrollohet në të dy dhomat nga republikanët, ekziston mundësia që me kandidimin tim të çojë në Shtëpinë e Bardhë Donald Trumpin ose Senatorin Ted Cruz dhe ky është një rrezik që nuk dua ta marr përsipër”, shkroi ai në një letër të publikuar në faqen e tij.


Bloomberg ka kritikuar ashpër fushatën e kandidatit republikan, Donald Trump dhe demokratit Bernie Sanders, duke thënë se po përçajnë Amerikën me demagogjinë e tyre.
73-vjeçari shërbeu për tri mandate si kryebashkiak i qytetit më të madh amerikan.


Related

Botë 4348060718300948041

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item