Mbyllja e itineratit ballkanik i fut “tmerrin” Italisë

Rruga e ndjekur nga emigrantët që nëpërmjet Turqisë tentojnë të kalojnë në Europën perëndimore po bëhet gjithmonë e më e vështirë. P...


Rruga e ndjekur nga emigrantët që nëpërmjet Turqisë tentojnë të kalojnë në Europën perëndimore po bëhet gjithmonë e më e vështirë.
Pas Sllovenisë që mbylli kufijtë mesnatën e mbrëmshme, edhe Serbia me Kroacinë dhe Maqedoninë kanë vendosur mbylljen përfundimtarë të kufijve.
I vetmi rrugëkalim për emigrantët e dëshpëruar tashmë mbetet Adriatiku dhe kalimi nëpërmjet Italisë.
Emigrantët e dinë që politikat mikpritëse të kryeministrit italian Renzi do t’i lejojnë të kalojnë kufijtë, por kjo po shqetëson jo pak fqinjët tanë italianë.
Prej fillimit të vitit nëpërmjet Italisë kanë kaluar 9 mijë e 307 emigrantë, kundrejt 9 mijë e 117 që kaluan gjithë 2015-ën.
Por me ndryshimet e fundit numri mund të shumëfishohet.
Italia është e vetmja rrugëkalimi për ta.
Të gjithë ministrat e brendshëm të Sllovenisë, Serbisë, Hungarisë, Kroacisë dhe Maqedonisë u shprehën të rperë: Nuk do lejojmë më refugjatët të kalojnë në vendet tona.
Gjithë këto masa kanë mbyllur de facto rrugën ballkanike duke detyruar mijëra emigrantë të zgjedhin Mesdheun për të kaluar në Europë.
Dhe Italia është rrugëkalimi më natyral drejt Europës perëndimore.

Related

Botë 6971531373219532498

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item