Mbretëresha e kaosit! Ana e errët e Hillary Clinton

Nga Matteo Carnelietto* Prej disa javësh dy mediat prestigjioze amerikane “Washington Post” dhe “New York Times” po tregojnë me përk...

Nga Matteo Carnelietto*

Prej disa javësh dy mediat prestigjioze amerikane “Washington Post” dhe “New York Times” po tregojnë me përkushtim të madh dhe detaje “sipërmarrjen” në Libi të kandidates për presidenti dhe ish-sekretares së Shtetit Hillary Clinton.
Sipas këtyre gazetave është pikërisht ajo që ka vendosur ndërhyrjen në Libi në vitin 2011.
Mbrëmja e 14 marsit të 2011 nuk ishte si gjithë të tjerat për ish-sekretaren e Shtetit.
Ajo ndodhet në Paris. Pret të vijë Mahmoud Jibril, një ndër liderët e revoltës libiane. Një takim i rëndësishëm jo vetëm për historinë amerikane por edhe atë botërore. Një luftë e re është te porta. Jibril e di fare mirë që për të bindur Obamën që të nisë luftën në Libi është e nevojshme të bindë njëherë Hillary Clinton.
Ai ia del të realizojë qëllimin e tij dhe të zhysë Libinë në kaos, siç vëren edhe New York Times.
“Sot Libia përbën një kërcënim për sigurinë në rajon aq sa ngrihet pyetja se ndërhyrja amerikane më shumë se sa shmangu një katastrofë humanitare, thjesht e shpërndau atë në këndvështrime të ndryshme. Bastisjet e kryera gjatë ndërhyrjes bënë që të vidheshin shumë armë duke ushqyer luftën në Siri, duke forcuar xhihadistët dhe grupet e tjera terroriste nga Nigeria në malin Sinai”, shkruan NYT.
Gjithashtu kjo ndërhyrje bëri që të lëshoheshin më shumë se 250 mijë refugjatë që përmes Mesdheut synonin Europën dhe shumë prej tyre u mbytën.
Një muaj pas Parisit Clinton dhe Jibril takohen sërish. Këtë radhë në Romë. Një takim shumë i gjatë, më shumë se një orë. Jibril kërkon me ngulm ndërhyrjen dhe premton një të ardhme të ndritur për Libinë: zgjedhje, liri shtypi dhe mendimi. Clinton është entuziaste. Asnjëherë më parë nuk ishte gabuar në një vendim të tillë në politikën e jashtme amerikane.
Fytyra e re e Libisë është e përbërë nga mijëra të vdekur dhe të plagosur, ashtu si fytyra e kolonelit Gheddafi, i vrarë brutalisht në tetorin e 2011.
Zemërata e rebelëve është drejtuar e gjitha kundër tij: shkelma, grushta.
“Erdhëm, e pamë dhe e vramë”, këto ishin fjalët, sipas NYT, të thëna nga Clinton që organizoi marshin triumfal në Libi.
Por në kurrikulumin e Clinton nuk është vetëm Libi.
Është edhe Ukraina.
Siç shpjegon Diana Johnstone në shkrimin “Hillary Clinton-Mbretëresha e Kaosit” (Zambon Editor).
Clinton nuk u mor me organizimine protestave në Ukrainë, por më tepër me përhapjen e ndjenjave anti-ruse.
Menjëherë pas tragjedisë së Malaysian Airlines, Kievi akuzon filorusët për kryerjen e kësaj ngjarje dramatike. Por nuk ka prova. As në favor as kundër rusëve.
Por Clinton pavarësisht mungesës së provave u jep europianëve rrugën që duhet të ndjekin.
“Nëse gjenden prova që çojnë në fajësimin e Rusisë, duhet të veproni në tre fronte: E para, të vendosni sanksione kundër tyre, duke u lënë të kuptojnë se duhet të paguajnë një çmim. E dyta, të gjeni alternativa për Gazpromin. Dhe e treta, të bëni më shumë për të ndihmuar ukrainasit”.
Një incident që përdoret nga Clinton si një “casus belli”, shkak për lfutë. Rrezikohet konflikti botëror.
Në 4 dhjetorin e 2014m shkruan Johnstone, “dhoma e përfaqësuesve në SHBA aprovoi rezolutën që dënonte Rusinë për një ‘agresion imagjinar kundër aleatëve dhe partnerëve të SHBA….teksti u aprovua pa asnjë debat nga shumica e 411 përfaqësuesve në sallë që dukeshin indiferentë. Vetëm 10 votuan kundër kësaj rezolute.
Me këtë rezolutë mund të justifikohej një luftë kundër Rusisë së Vladimir Putin, dhe siç shkruan Johnstone, “kjo ‘shkarje’ tregon që problemi i përfaqësuar nga Hillary Rodham Clinton shkon përtej saj si individ, dhe zbulon krizën e thellë të sistemit politik amerikan”./ Përgatiti Amarildo Lumani.
*Gazetar freelancer italian i specializuar në konfliktet ndërkombëtare
TemA

Related

Top Lajm 6672992605890250072

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item