Marrëveshja BE-Turqi shkel ligjet europiane dhe ndërkombëtare

Agjensia e Refugjatëve në Kombet e Bashkuara bën të ditur se marrëevshja e Bashkimit Europian për të dërguar mbrapsht në masë refugjatët...


Agjensia e Refugjatëve në Kombet e Bashkuara bën të ditur se marrëevshja e Bashkimit Europian për të dërguar mbrapsht në masë refugjatët në Turqi do të dhunonte të drejtën për mbrojtje nën ligjin ndërkombëtar dhe Europian. Liderët e BE mirëpritën ofertën e Ankarasë të hënën, për të marrë mbrapsht të gjithë emigrantët të cilët hyjnë në Europë nga Turqia. Për këtë ata pranuan kërkesat e Turqisë për t’i dhënë më shumë para, bisedime më të shpejta për anëtarësim në BE si dhe heqja e vizave. Drejtori rajonal për europën në Kombet e Bashkuara si dhe njëkohësisht komisioneri i lartë për refugjatët, Vincent Cochetel, tha se angazhimi i Europës për rivendosjen e 20.000 refugjatëve gjatë dy viteve, në baza vullnetare, mbetet një numër shumë i ulët. “Dëbimi kolektiv i të huajve është i ndaluar sipas konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Një marrëveshje që do të ishte e barasvlershme me një kthim në masë në një vend të tretë nuk është në përputhje me të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare”, nënvizoi ai më tej. Europa akoma nuk ka përmbushur marrëvehsjen e shtatorit të kaluar për të zhvendosur 66 mijë reufjatë nga Greqia, duke shpërndarë vetëm 600 të tillë në shtete të tjera. Komisioneri i lartë për refugjatët tha se Turqia strehon rreth 3 milionë refugjatë sirianë, ndërsa përqindja për pranimin e refugjatëve nga Afganistani dhe Iraku është shumë e ulët, vetëm 3%. “Shpresoj që në 10 ditët e ardhshme, një numër i tillë i garancive shtesë do të vendoset në fuqi në mënyrë që njerzit të cilët kthehen mbrapsht në Turqi të kenë akses për shqyrtim të kërkesës për azil”, u shpreh Cochetel. Ndërsa zëdhënësi i UNCHR, Uilliam Spindler tha se masat ligjore mbrojtëse do të duhen për të drejtuar ndonjë mekanizëm sipas të cilit do të transferohet përgjegjësia për të vlerësuar kërkesat për azil. Ndërkohë, UNICEF ngriti shqetësime të mëdha rreth marrëveshjes, pasi sipas tyre shumë detaje mbeten ende të paqarta.   


Related

Botë 7919975416469662197

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item