Mafia italiane furnizon me armë IS-in për Europën

Terrorizmi –  Prania e Aziz Ehsan-it në Itali nuk përbënte ndonjë kërcënim serioz për çdo individ në këtë vend, por ka një kuptim të m...


Terrorizmi – Prania e Aziz Ehsan-it në Itali nuk përbënte ndonjë kërcënim serioz për çdo individ në këtë vend, por ka një kuptim të madh në betejën që Europa po humb ndaj terrorizmit të nxitur nga IS-is. Hetuesi duan të dinë nëse i arrestuari ka bashkëpunuar më parë me mafien italiane, nëse ai ka blerë armë dhe dokumente false, të cilat u sjellin mafiozëve fitime të mëdha
Përpara se karabinierët italianë të vinin në pranga irakianin 46-vjeçar Aziz Ehsan në Napoli, ata kishin disa ditë që e ndiqnin pasi u lindën dyshime se përse ai ndodhej në territorin e kontrolluar nga Camorra.
I ndaluari është një emër i njohur si në Belgjikë, ashtu edhe në Francë, pasi shërbimet sekrete e konsiderojnë atë një kontakt të IS-it.
Për më tepër që policët napolitanë ishin në dijeni të mandatit të arrestimit ndërkombëtar në Zvicër, ku ai kërkohej në lidhje me një sërë shkeljesh, përfshirë këtu falsifikim, përdorim dhune dhe zotërim armësh.
Për hetuesit italianë, irakiani ishte e dhëna perfekte për të plotësuar pjesëzat e pazëllit, të lidhjes që xhihadistët kanë krijuar me mafiozët vendas.
Por, kur ndodhën sulmet në Bruksel, agjentët vendosën se do të ishte më mirë që 46-vjeçari të ndalohej. Ai u kap ndërsa po flinte në një makinë, që kishte targa italiane të regjistruara në emër të një personi të vdekur, ndërkohë që Belgjika, Franca dhe Zvicra kanë kërkuar ekstradimin e tij.
I arrestuari u tha se ai ndodhej në Napoli, pasi ishte në kërkim të hoteleve luksoze për t’ua rekomanduar turistëve të pasur irakianë, por policia nuk e besoi këtë version.
Ishte e qartë se ai kishte disa ditë që flinte në makinë. Për më tepër që ata nuk gjetën as fletore, laptopë apo tableta, mjete këto të domosdoshme kur një person kryen një udhëtim kërkimor.
Pastaj telefoni i tij jo teknologjik, pa kontratë, është i njëjti model me atë që përdorin xhihadistët, të cilët në këtë mënyrë shmangin përgjimet nga ana e shërbimeve të kundërterrorit.
“Ne ekzekutuam një urdhër arresti ndërkombëtar afër Napolit dhe vumë në pranga një shtetas irakian i cili është i njohur për shërbimet sekrete belge dhe franceze”, informoi ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano, pas arrestimit të tij. “Ai qe në kontakt me terroristët”.
Prania e Ehsan-it në Itali nuk përbënte ndonjë kërcënim serioz për çdo individ në këtë vend, por ka një kuptim të madh në betejën që Europa po humb ndaj terrorizmit të nxitur nga IS-i. Hetuesit duan të dinë nëse i arrestuari ka bashkëpunuar më parë me mafien italiane, nëse ai ka blerë armë dhe dokumente false, të cilat u sjellin mafiozëve fitime të mëdha.
Që prej sulmeve në gazetën satirike “Charlie Hebdo” në Paris në vitin 2015, punonjësit italianë të antimafies dhe zyrtarët e antiterrorizmit ia kanë dalë që të zhbëjnë lidhje të forta dhe afatgjata midis xhihadistëve dhe Camorra-s në Napoli.
Madje agjentët italianë kanë zbuluar lidhje me Cosa Nostra-n dhe Ndragheta-n kalabreze. Këto organizata kriminale u siguronin armë të trafikuara nga vendet e ish-Jugosllavisë dhe ato afrikane, të cilat mbërrinin në portin napolitan.
Në 12 muajt e fundit, karabinierët kanë bërë tre arrestime të rëndësishme dhe kanë bllokuar sasi të mëdha të automatikëve kallashnikov, armëve të tjera automatike, jelek antiplumb dhe sasi të mëdha municionesh që do t’u shiteshin celulave terroriste brenda Europës. Madje ata gjetën edhe një letër të shkruar në gjuhët arabisht, frëngjisht dhe italisht ku çmimet e armëve varionin nga 250 deri në 3,000 euro.
“Napoli ka qenë për shumë vite një bazë logjistike qendrore për Lindjen e Mesme. Camorra është gjithashtu aktive në botën e terrorizmit xhihadist që kalon nëpërmjet Napolit”, tha Franco Roberti, një prokuror antimafie i njohur në vend për “Daily Beast”. “Napoli vë veten në dispozicion për këto lloj aktivitetesh. Në të kaluarën ka pasur kontakte midis militantëve xhihadistë dhe klaneve të Camorra-s. Forcat italiane kanë parandaluar komplote dhe bashkëpunime në të kaluarën midis kamorristëve dhe xhihadistëve”.
Camorra ia del më së miri që të menaxhojë një biznes fitimprurës të falsifikimit të dokumenteve, tregtisë së armëve dhe drogës në territorin e pamasë napolitan. Mundësitë që mafiozët ofrojnë ndihmojnë së tepërmi terroristët, që me dokumente të falsifikuara dhe armë, ia dalin të futen në Europë dhe të bëjnë rrezik potencial.
Që në 2012-n, prokurori i antimafies, Pierluigi Vigna u shpreh se ekzistojnë dëshmi të shkëmbimit të armëve mes Camorra-s dhe terroristëve islamikë.
Edhe FBI-ja ka qenë në dijeni të këtyre aktiviteteve të paligjshme dhe ka ngritur alarmin te shërbimet sekrete europiane.
Hetuesit thonë se gjëja më e vështirë për ta është që të arrijnë të evidentojnë ndihmën logjistike të xhihadistëve në lëvizje. Sipas hetuesve italianë, një prej të dyshuarve si autor të masakrës së 13 nëntorit në Paris ku humbën jetën 130 persona, Salah Abdeslam, në verën e shkuar, udhëtoi pa asnjë problem në Itali, falë ndihmës nga ana e mafiozëve italianë.
Ai i bënte blerjet falë një karte debiti të dhënë nga Camorra dhe madje edhe dokumentet me të cilat udhëtoi në Greqi ishin prodhuar nga mafiozët napolitanë.
Shqetësimi është i madh se armët e trafikuara në Itali më pas do të futen në qytetet e tjera europiane.
Zyrtari i antiterrorizmit Michele del Prete, që ka hetuar lidhjet kamorriste-xhihadiste, paralajmëron se dy forcat e së keqes kanë gjetur një bashkëpunim të rehatshëm. “Është vërtetuar që situata e paligjshme në Napoli, gjithnjë ka krijuar kushte të favorshme për mbështetje logjistike, shkëmbim armësh dhe dokumentesh false”, tha italiani. “Ka grupe të specializuara që ne i kemi gjurmuar në bashki dhe prefektura të ndryshme që ne e dimë se po ia bëjnë gjërat e thjeshta terrorizmit”.
Madje hetuesi Roberti hedh një hap më tutje. “Campania, e sidomos provincat e Caserta-s dhe Castel Volturno-s, janë një nga portat hyrëse për në Europë për ata që duan të bëhen terroristë. Kjo është treguar nga investigime të ndryshme. Në lidhje me këtë tani, nuk ka më pikë dyshimi”.


Muzikë, alkool dhe femra, ja çfarë bënin vëllezërit Abdeslam përpara masakrës së ParisitVetëm disa muaj përpara ngjarjeve të Parisit, ku mbetën të vdekur 130 persona, vëllezërit Abdeslam ishin duke festuar në një lokal nate në Bruksel.Në një video të bërë publike ata duken teksa kërcejnë, pijnë alkool, tymosin dhe flirtojnë me femrat.Videoja e publikuar së pari nga CNN është fimuar nga miq të dy vëllezërve Abdeslam, Salah dhe Brahim. Disa muaj më vonë, Brahim i cili në video shfaqet duke kërcyer me një vajzë bjonde, do të hidhte veten në erë jashtë një kafeneje në Paris.Çuditërisht, thuhet se pas asaj nate ata papritur u radikalizuan. Nuk shkonin më nëpër festa dhe hoqën dorë nga alkooli dhe cigaret, ndërsa kohën e lirë e kalonin në shtëpi duke u lutur.Abdeslam, 26 vjeç u arrestua një javë më parë në Bruksel si pjesëmarrës në masakrën e Parisit, nëntorin e kaluar. Ai gjithashtu dyshohet se ka qenë edhe një nga organizatorët e sulmeve të Brukselit.Video: Atmosferë nga mbrëmjet e reperit Lacrim dhe pamjet ku janë filmuar vëllezërit Abdeslam
Posted by Tetova News on Monday, March 28, 2016

Related

Top Lajm 8599405124764251368

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item