“Lakmia për audiencë e para nuk njeh mëshirë”

Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Preç Zogaj, është i drejtpërdrejtë në qëndrimin e tij kundër transmetimit të intervistës së Marj...


Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Preç Zogaj, është i drejtpërdrejtë në qëndrimin e tij kundër transmetimit të intervistës së Marjan Rrokut në emisionin “E Diela shqiptare” e Ardit Gjerbresë.
Në një analizë në “Panorama” duke iu referuar rrëfimit nga qelia të të dënuarit përjetë për një vrasje të dyfishtë, Zogaj shprehet se “Etja për shikueshmëri tregoi edhe një herë se nuk sheh kallot ku shkel dhe plagët që hap”.
“Sindroma e audiencës me çdo çmim dha një shfaqje tronditëse këto ditë. Etja për shikueshmëri tregoi edhe një herë se nuk sheh kallot ku shkel dhe plagët që hap. Lakmia ka sy flakërues, por nuk ka fe, nuk ka mëshirë. Si mund të ndalet, si mund të korrigjohet kjo mynxyrë? Duhet të besojmë kurdoherë në zgjimin dhe rizgjimin e ndërgjegjes profesionale të gazetarëve”- shkruan Zogaj.
Publicisti thekson se jemi në shpërfytyrimin e gazetarisë profesionale dhe ky është problemi i madh për t’u debatuar e për t’u zgjidhur.
“Parimi i ri” është njëra palë të nxjerrë në skenë tjetrën, siç ndodhi me intervistën e Rrokut, s’ka rëndësi me çfarë çmimi, s’ka rëndësi se të afërmit e viktimave që detyrohen të reagojnë do të ndiejnë sërish shqyerjen e plagës që ka vënë kore, por nuk shërohet kurrë”- shkruan ai.
Sipas Zogajt, media ka funksione publike edhe kur është private. “Aq sa varet nga publiku, edhe e formon atë”.

Related

Opinione 6200416089147651832

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item