Kush janë terroristët e Brukselit dhe si i shpëtuan policisë, edhe pse ishin me dosje? (FOTO)

Mediat belge, duke iu referuar policisë vendase, bëjnë me dije se dy kamikazët që hodhën veten në erë ditën e djeshme në aeroportin e ...


Mediat belge, duke iu referuar policisë vendase, bëjnë me dije se dy kamikazët që hodhën veten në erë ditën e djeshme në aeroportin e Brukselit, janë dy vëllezërit Khalid e Ibrahim El Bakraoui.
Personi i tretë, që mendohet se është edhe organizatori i sulmeve, është Najim Laachraoui.
Ky i fundit është një emër i njohur, pasi është një nga të dyshuarit e sulmeve terroriste në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona.
Khalid e Ibrahim, respektivisht 27 dhe 30 vjeç, sipas mediave belge, ishin në kërkim nga policia.
Njëri akuzohej për terrorizëm, tjetri për veprimtari të tjera kriminale.
Ata mendohet se i shpëtuan kontrollit në një banesë një javë më parë.
Sipas mediave belge, policia ishte në ndjekje të tyre prej një jave.
Në vitin 2010, Ibraim ishte dënuar me 9 vjet burg pasi qëlloi me kallashnikov ndaj policisë, duke plagosur një agjent.
Por, çuditërisht pas disa vitesh u la i lirë.
I vëllai ndërkohë, Khaled u dënua në vitin 2011 me 5 vite burg, për vjedhje me dhunë të makinave.
Pavarësisht dosjeve të tyre kriminale, ata kishin arritur t’i shpëtonin vëzhgimit të policisë dhe dje kryen sulmin kamikaz.
TemA




Related

Top Lajm 2217326115169557221

Arkivi

Kontakt

Name

Email *

Message *

STUDJESA PETROL

item